web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ligji kundër mediave online/ Ylli Rakipi “shpërthen” në komision: T’ju vijë turp nga vetja! Ky është fashizëm!

11 Dhjetor 2019, 09:49, Sociale CNA

Komisioni prlamentar po zhvillon sot një seancë dëgjimore me shoqatat e gazetareve, për ndryshimin e ligjit të medias.

Gjatë fjalës së tij, gazetari Ylli Rakipi ka ngritur fort zërin kundër miratimit këtij ligji duke e konsideruar si qesharak dhe fashist.

?Do ju vijë turp nesër nga vetja. Ndoshta s?ju vjen sot, por nesër po. Ky është fashizëm! Kjo praktikë nuk i shërbën askujtë, veç përpjekjeve për të dënuar median. Edhe ne kemi gabime sa të duash, por së pari na dënon ai që na shikon dhe lexon.

Në momentin që ju merrni përsipër të bëni një ligj, për ti mbyllur gojën medias online, është një turp i madh. Tragjedi!

Siç e keni parë kryeministi i vendit i është drejtuar gjykatave me padi për një numër të madh gazetarësh.

Na çoni në gjykatë. Gjykata le të vendosë për ne, po jo urdhëri administrativ. Është një përpjekje për të vënë në kontroll median nga lideri i këtij regjimi.

Unë mendoj se ju nëse do të keni vullnetin e mirë, mund të korrigjoni një budallallik. Hidhi poshtë këtë projektligj dhe do ishte e mirë për ju.?, theksoi Rakipi./CNA.al





Lajmet e fundit nga