web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nxënësit dhe studentët rikthehen në shkollë/ Nis mësimi edhe në zonat e prekura nga tërmeti

9 Dhjetor 2019, 08:47, Sociale CNA

Këtë të hënë nxënësit dhe studentët në të gjithë vendin kanë rifilluar procesin mësimor që u ndërpre pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njoftoi se sot do të rinisë procesi mësimor në zonat e prekura nga tërmeti në Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kurbin.

Ndërkohë nxënësit e shkollave që janë dëmtuar nga tërmeti janë zhvendosur në shkollat e tjera më të afërta.

Kujtojmë që nga tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të 26 nëntorit u dëmtuan rëndë 30 shkolla, të cilat kanë dalë jashtë funksionit./CNA.al





Lajmet e fundit nga