web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta mesazh në Ditën e Rinisë/ Demokracia nuk negociohet, por mbrohet me çdo çmim

8 Dhjetor 2019, 07:43, Sociale CNA

Sot në Ditën e Rinisë, Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohje dhe falenderime për çdo vajzë dhe djalë që u organizuan vullnetarisht në kauzën e solidaritetit për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas Metës, përpjekjet e tyre të palodhura për mbledhjen e ndihmave materiale, fondeve dhe shërbimeve që po i ofrojnë komunitetit ditë-natë, janë sa emocionuese, po aq frymëzuese, dhe shembulli më konkret i Shqipërisë njerëzore për të cilën kemi nevojë më shumë se kurrë.

?Ndaj sot me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, dua të falënderoj me mirënjohje të thellë, emër për emër, çdo vajzë e djalë, që shërben si vullnetar në shërbim të komunitetit.
Jeni të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm! Ju inkurajoj dhe ju mbështes, që në shembullin e të rinjve dhe të rejave, të cilët 29 vite më parë vërshuan në rrugët e sheshet e Tiranës për ta ndarë Shqipërinë nga errësira dhe izolimi, të merrni në dorë, falë shpirtit të lirë, energjisë, guximit, kurajos dhe idealeve të pastra, fatet e atdheut tonë, duke udhëhequr proceset demokratike për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë dhe europianizmit të plotë të Shqipërisë?, shkruan Meta.

Më tej presidenti shpreh nderim përjetë ndaj veprës së liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdarit dhe të gjithë studentëve të Dhjetorit ’90!

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” Demokracia nuk negociohet, por vetëm mbrohet dhe me çdo çmim?, shkruan Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga