web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ahmetaj në Kavajë/ Po punohet njëkohësisht për planin e rindërtimit të banesave

7 Dhjetor 2019, 12:09, Politikë CNA

Ish Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka vizituar sot qytetin e Kavajës, ku dhe ka nisur dita e parë për verifikimin e banesave të dëmtuara nga ekspertët rumunë.

Banesat po verifikohen nga 15 inxhinierë ekspertë rumunë.

Ahmetaj është shprehur se puna për verifikimin e ndërtesave të dëmtuara ka nisur dhe se në Durrës po punohet njëkohësisht për planin e rindërtimit të banesave. Ai thotë se janë përcaktuar dy lokacione për të ndërtuar lagje në qytetin e Durrësit.

?Në Durrës ka dy lokacione për të ndërtuar qyteza, po përcaktohen komponentët e rindërtimit. Pastrimi fizik dhe psikologjik nga dëmët e termetit përben emergjencë?, ka thënë Ahmetaj.

Pasi ai ka falenderuar qeverinë rumune për ndihmen për të verifikuar dëmët tek banesat në Kavajë, fjalën e kanë marrë ekspertët rumunë, të cilët kanë shprehur keqardhjen dhe gatishmërinë e tyre për situatën e shkaktuar nga termeti.

?Shpeh keqardhje të thellë për shqiptarët. Kemi pesuar edhe ne një termet të rëndë në vitin 1977 ndaj i kuptojmë pasojat e rënda?, ka folur inxhinieri rumun.





Lajmet e fundit nga