web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama ultimatum ministrave/ 15 dhjetori është afati i fundit, ja ç’do të ndodhë me banorët e Thumanës

7 Dhjetor 2019, 07:34, Politikë CNA

Kryeministi Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ka deklaruar se brenda 15 dhjetorit të gjitha familjet që humbën njerëz të dashur të familjes nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin dhe që banesa e tyre u kthye në gërmadhë, do të transferohen nëpër shtëpi.

?Hotelet do të fillojnë të zbrazen pas vitit të ri. Hapja e dyerve për të tjerë, duhet të jetë e kufizuar, pasi hyjmë në fazën ku mund të fillojnë spekulime. Familjeve që janë të hotel do u ofrojmë dy rrugë; atë të dhënies së lekëve në dorë dhe banesën ta gjejnë vet. Brenda atij fondi në zonën e Durrësit dhe Thumanës ka dhe koston e transportit. Dhe rruga tjetër është; ose do ja gjejmë vet. Mos harroni, 15 dhjetori eshte afati i fundit për të sistemuar në shtëpi familjet më fatkeqe. Për ta duhet të mbarojë procesi dhe duhet të jenë në shtëpi.”-theksoi Rama.

Po ashtu, ai tha se për Alesio Cakonin, djalin 10-vjeçar që humbi babanë dhe motrën duhet gjendur një kujdestare, për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij.

“Dhe ata fëmijët që isha unë mbrëmë, duhet të shkojnë në shtëpi. Duhet gjetur dhe mënyra se si do të kujdesemi për njërin prej tyre që e ka nënën në spital dhe ka humbur të tjerët. Duhet t?i japim shtëpinë dhe duhet t?i vëmë një kujdestar. S?mund t?i japim një fëmije çelësin e shtëpisë. Daja jeton në Angli dhe ka ardhur përkohësisht. Mund të hyjë përkohësisht, por shtëpia është aty për një kohë të gjatë dhe do të jetë në emër të tij (djalit). Ai është i zoti i shtëpisë. Duhet të marrim masa që të jetë e plotësuar me të gjitha.?-tha Rama.

Ndër të tjera, Rama theksoi se në Thumanë nuk do të ndërtohet asgjë, pasi familjet që kanë humbur njerëz dhe ata që kanë ngelur pa shtëpi, nuk duan që të kthehen në atë vend.

?Sikundër unë e dija më parë, asnjë nga ata që kanë pasur shtëpitë në pallatet e shembura nuk duan që të shkojë atje, e kanë tmerr. Vetëm ideja që të shkojnë atje është tmerr. Kështu që s?kemi ça të ndërtojmë atje, dhe ata që kanë humbur dhe ata që s?kanë humbur njerëz.?, tha Rama.

Po ashtu, Rama tha se është përgatitur një kërkesë për shtyrjen e periudhës së gjendjes së jashtazakonshme që të kemi një fokus të detyrueshëm për të gjitha institucionet.

“Kemi përgatitur edhe një kërkesë për Kuvendin për shtyrjen e periudhës së emergjencës që të kemi një fokus të detyrueshëm për të gjitha institucionet”, deklaroi Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga