Rama nuk kursen batutat/ Zbulon “shejtanin” më të madh të qeverisë
Edhe pse vendi po kalon ditë mjaft të vështira për shkak të ...
Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj, i ka bërë thirrje qeverisë që të hartojë në mënyrë emergjente një plan i cili do të garantojë sigurinë e nxënësve për kthimin e tyre nëpër shkolla, pasi shumë prej shkollave janë dëmtuar.
Nisur nga rasti i shkollës së shembur në fshatin Bubq, në një konferencë për shtyp nga selia e LSI, ajo është shprehur se këto janë pasoja të termetit të 21 shtatorit, pas të cilit nuk është bërë asnjë inspektim dhe kontroll dhe nuk është marrë asnjë masë për sigurinë që nxënësit mund të kenë brenda këtyre ndërtesave. Shembja e shkollës në Bubq, sipas Malajt, është shkaktuar nga indiferenca dhe paaftësia e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të marrë masat e duhura. Po tani, pyet ajo, a janë nxënësit të garantuar për sigurinë e tyre?
?Inidiferenca dhe paftësia për masat që Ministria e Arsimit duhet të merrte dhe nuk mori prodhoi shembjen. Ku është garancia e qeverisë për sigurinë e nxënësve? Tani që shkolla do të rinisë, si do të sigurohen prindërit kur pas termetit të shtatorit Ministia e Arsimit nuk mori asnjë masë për të garantuar siguri maksimale? Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë situate ku jemi vendosur para fakteve? Nësë 21 shtatori kaloi, termeti i rradhës nxori zbuluar se çfarë është bërë me ndërtesat që kishin pësuar dëmtime??, shprehet Malaj.
Një ndër shqetësimet kryesore që ngriti Malaj është mungesa e transparences pasi nuk është publikuar asnjë e dhënë mbi listen e shkollave, çerdheve dhe kopshteve të dëmtuara nga termeti i 26 nëntorit. Një listë e publikuar përfshin 30 me 40 shkolla të dëmtuara, por ende nuk dihet se cilat janë ato shkolla.
?A janë marrë verifikimet nga ekspertet për listat e shkollave të prekura, po siguria për fillimin dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor? Po masat për pajisje me shkallë emergjente? 30 ose 40 shkolla të dëmtuara, cilat janë, si do të veprohet për riparimet, kur do të funksionojnë? Ministria e Arsimit ende nuk ka bërë transparente listen e shkollave dhe çerdheve që kanë pesuar dëme? ka thënë ajo.
Gjithashtu, Malaj ka ngritur problematikën e mënyrës së si do të operohet me fëmijët që ndodhen në qendra pritëse, a do të marrin mësim, si do të marrin mësim, kush do të financojë transportin nëse do të ketë një të tillë. Me problematika të këtij lloji, Malaj kërkon llogari për mungesën e hartimit të një plani konkret që nxënësit të shkollohen të siguruar dhe të garantuar për jetën e tyre.
?Si do të operohet me nxënësit, cili është plani për fëmijët në qendra pritëse, si do të operohet për zhvendosjen e fëmijëve nga qendrat e improvizuara drejt shkolles, kush do paguajë shpenzimet??, është shprehur Malaj.
Në fund Malaj ka bërë thirrje që jo vetëm nxënësit, por edhe prindërit dhe mësuesit duhet të marrin një edukimin në mënyrë që të menaxhojnë psikologjinë pas traumatike të fëmijëve të prekur nga termeti.
?A e ka mbledhur këshillin e prindërve për të bërë me dije planin për mbarëvajtjen e kësaj situate të jashtëzakonshme, a ka trajnuar mësuesit si do të menaxhohet pas trauma, si do të operohet për nevojat dhe të drejtën kushtetuese për të krijuar një mjedis mbrojtës??, ka folur Malaj.
Në fund të fjalimit të saj, Malaj ka kërkuar transparence të menjëhershme të listave të Shkollës.
?Transparenca e menjëhershme e listave të shkollave, shpërndarja e librave falas, garanci për mbarëvajtje në shkollë, programe të dedikuara me transparence të plotë, procese këshillimi. Ka nevojë për një plan veprimi me mekanizma të qarta për të dhënë garanci?, ka përfunduar ajo./ CNA.al
Edhe pse vendi po kalon ditë mjaft të vështira për shkak të ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bard...
Kryeministri Edi Rama në këto ditë të vështira që po kalon v...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili vijon...
Ka një “dashuri” të madhe mes kreut të Republikës së re, Lul...
Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar ndaj deklara...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot projektin, sipas të cil...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulli i ka ...
Kryeministi Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ka...
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit ...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm mbledhj...
Ish ministri i Ekonomisë dhe Financa, Arben Malaj ka folur l...
“Lefter Koka dhe Vangjush Dako duhet të hetohen një për një”...
Zëvendës-kryeministri Erion Braçe në emisionin “Provokacija”...
Arben Malaj ka komentuar vendimin e qeverisë për pezullimin ...
Një paralajmërim i fortë ka ardhur sot nga ish-Kreu i Instit...
“Ardi Veliu gënjen”, kështu deklaroi ish-deputeti Edi Paloka...
Kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se duhet veprim i shpejtë ...
Ish-deputeti Edi Paloka nuk i ka kursyer sulmet për kryemini...
Ish-deputeti demokrat, Edi Paloka, në emisionin “Mbrëmje në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...