web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama ndan detyrat për ministrat/ Unë do nisem për në Bratislavë, por kujdes çadrat

6 Dhjetor 2019, 07:25, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur mbledhjen e sotme të qeverisë duke i lënë ministrave disa porosi përpara se të niset në Bratislavë, ku siç bëri me dije do të marrë detyrën e re si drejtues pas marrjes së presidencës së OSBE nga Shqipëria.

“Unë dua të iki pas pak, Shqipëria merr presidencën e OSBE-së, unë do të kem edhe një ngarkesë plus duke qenë në rolin. Po përgatitemi për konferencën e donatorëve, u kam kërkuar, do të kthehem me çadra me vete. Unë duhet të largohem sot, por detyrat në terren janë të ndara, nesër në orën 07:00 më keni këtu prapë” tha Rama.

Por, Rama ishte mjaft i prerë me ministrat, ndërsa kërkoi që çdo person që merr çadër duhet të jetë përgjegjës për të.

?Është e rëndësishme, të gjitha çadrat do t?i jepen me përgjegjësi personave, jo shko ngul e ik e pastaj fillon tregtia e çadrave. Çadrat na duhen për çdo emergjencë, mirëmbajtja do jetë përgjegjësi e çdo personi që merr çadrën, jo ta përdorin pastaj për bagëti apo për ta dhënë me qira.?-u shpreh Rama.





Lajmet e fundit nga