Nga Andi Bushati/ Të vdekurit nuk mund të kthehen në pikë sondazhesh për Ramën
Edi Rama po e shfrytëzon tërmetin njësoj si Erdogani grushti...
Gazetari Mero Baze, një nga njerëzit më të ashpër ndaj kreut të PD, Lulzim Basha ka dalë sot në mbrojtje të këtij të fundi.
Në një opinion të tijin të publikuar në gazetën ?Tema?, Baze shprehet se për herë të parë, prej kur Basha është emëruar në krye të PD, ai po i dikton aksionin politik opozitës, duke tërhequr pas vetes, ose duke bërë nervozë, dy aktorët më të rëndësishëm dhe realë të opozitës, Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Sipas Bazes, qëndrimi i tij i matur, ditët e para, provokoi një tërbim politik të Berishës dhe Metës, që ndjehej në mediat e kontrolluara të tyre në opozitë dhe sidomos në portalin e djalit të Berishës.
?Lulzim Basha e ka fituar sondazhin e tij ndaj drejtuesve të tjerë të opozitës, edhe pse kanë tentuar ta kompleksojnë. Ai po i udhëheq ata. Dhe këtu nuk e kam fjalën tek propozimet e tij gjysmë populiste për shpëtimin nga situata, sidomos ato që lidhen me legjendat urbane dhe shifrat qiellore të shpikura për të ashtuquajtura koncesione. Lulzim Basha e ka fituar betejën me të tjerët në opozitë, se nuk ja ka ngritur nervat askujt në këtë situatë, ka dëshmuar një fytyrë qytetare dhe është ndodhur mes njerëzve, qoftë dhe si dëshmitar i fatkeqësisë së tyre. Nuk ka çfarë bën më shumë?, shkruan Bazë.
Opinioni i plotë:
Për herë të parë prej kur Basha është emëruar në krye të PD, ai po i dikton aksionin politik opozitës, duke tërhequr pas vetes, ose duke bërë nervozë, dy aktorët më të rëndësishëm dhe realë të opozitës, Sali Berishën dhe Ilir Metën.
E di që shumë vetë ndahen, nëse sjellja e Bashës është e dobishme, apo e dëmshme për opozitën, në rastin e tërmetit, por është e qartë se sjellja e tij diktoi sjelljet politike të Sali Berishës dhe Ilir Metës, që tentuan ta kthejnë tragjedinë e tërmetit, në një fushatë agresive nekrofile.
Qëndrimi i tij i matur, ditët e para, provokoi një tërbim politik të Berishës dhe Metës, që ndjehej në mediat e kontrolluara të tyre në opozitë dhe sidomos në portalin e djalit të Berishës.
Basha u sulmua dhe tentuan ta kompleksojnë si kolabracionist me Ramën, por ajo që ndodhi më në fund, ishte që Meta filloi të sillej si zyrtar që interesohej për fatkeqët, ndërsa Berisha i mbyllur në vilën e tij në Lalz, tenton të helmojë atmosferën, me shpresë se më shumë do të ndryshojë Bashën, se sa Edi Ramën.
Postimet e tij haluçinante, që e gjente shkakun e tërmetit tek ?Syri i Kulçedrës? që kishte bllokuar Edi Rama, apo postimi horror që Edi Rama kishte varrosur një njeri të gjallë tek shembja me eksploziv e një godine në Shkozet, pa përjashtuar çdo postim nekrofil të tij, tregojnë qatë se ai po përpiqet të tërheqë Bashën tek një linjë agresive politike , duke përdorur tërmetin. Kapakun ja ka vënë sot, kur i quan viktimat e tërmetit, si ?vrasje shtetërore?, ndërkohë që ?Gërdecin?, që ja bëri i biri me duart e tij për të fituar lekë, e shpalli ?aksident teknologjik?.
Kjo është hera e parë që Basha i dikton aktorët e tjerë opozitarë, qyshkurse ata e kanë pranuar formalisht në krye të opozitës.
Por a ka humbur apo ka fituar Basha nga kjo sjellje?
Sondazhet që tentojnë të krahasojnë popullaritetin e Ramës, me të Bashës në këtë moment, janë profesionalisht të gabuara. Rama dhe Basha nuk kanë të njëjtën përgjegjësi ndaj situatës dhe nuk kanë të njëjtat mjete në dorë për ta ndryshuar atë.
Në fatkeqësi të tilla, qeveria është Zoti i zbritur në tokë, pasi prej asaj njerëzit presin ndihmën, presin shtëpinë, presin shpëtimin fizik dhe rinisjen e jetës normale. Prej opozitës nuk presin dhe nuk kanë pse të presin asgjë.
Për Bashën mund të bësh sondazh, në raport me liderët e tjerë opozitarë, por jo me kryeministrin, i cili as për meritë të tij, e as për fatin e keq të tij, ka ndodhur të jetë kryeministër në këtë fatkeqësi.
Bilanci i kryeministrit ndaj fatkeqësisë, bëhet kur ai të mund t?ia dalë kësaj situate, kur të sistemojë njerëzit e dëmtuar dhe të realizojë Projektin e Rindërtimit.
Por Lulzim Basha e ka fituar sondazhin e tij ndaj drejtuesve të tjerë të opozitës, edhe pse kanë tentuar ta kompleksojnë. Ai po i udhëheq ata.
Dhe këtu nuk e kam fjalën tek propozimet e tij gjysmë populiste për shpëtimin nga situata, sidomos ato që lidhen me legjendat urbane dhe shifrat qiellore të shpikura për të ashtuquajtura koncesione.
Lulzim Basha e ka fituar betejën me të tjerët në opozitë, se nuk ja ka ngritur nervat askujt në këtë situatë, ka dëshmuar një fytyrë qytetare dhe është ndodhur mes njerëzve, qoftë dhe si dëshmitar i fatkeqësisë së tyre. Nuk ka çfarë bën më shumë.
Të gjithë ata që tentojnë ta shtyjnë Bashën të bëjë propozime në formë kushtesh për qeverinë, e sidomos propozime populiste, thjeshtë duan ta fusin në një garë që nuk i duhet dhe që mund ta humbasë pa arsye.
Edi Rama po kristalizon projektin e tij të daljes nga situata, i cili mund të jetë një fitore ose humbje për të në fund të procesit. Lulzim Basha nuk ka pse bën garë në një histori ku nuk ka as përgjegjësi shtetërore dhe as mundësi financiare. Ai normal që mund të denoncojë transparencën e munguar nëse e konstaton, korrupsionin nëse shfaqet gjatë procesit, apo dhe qasjen e gabuar ndaj kompensimit, nëse ka një opsion të tij, por nuk ka pse futet në garë me qeverinë, se ku do t?i gjejë lekët, nga buxheti apo donatorët.
Askush nuk e di saktë sa para mund të grumbullojë qeveria nga donatorët apo buxheti në këtë histori, dhe Projekti i Rindërtimit ende nuk është i rrezikuar nga mungesa e fondeve. Ai mund të rrezikohet nga mungesa e ideve, apo futja në spirale etatiste të procesit të kompensimit, ose fenomene të tjera, për të cilat opozita duhet të rrijë gati, por ende nuk janë në pikëpyetje paratë. Ndaj qasja e Bashës është më realiste se qasja e Berishës dhe Metës .
Ai nuk ka pse bën një betejë që nuk është e tij dhe nuk ka pse i jep pikë Edi Ramës për një proces, në të cilën fitorja është detyrë e qeverisë, ndërsa humbja i kushton vetëm Edi Ramës.
Edi Rama po e shfrytëzon tërmetin njësoj si Erdogani grushti...
Nga Çapajev Gjokutaj Koha rrjedh njësoj sekondë pas sekonde ...
Nga Valbona SakollariAs hasmit nuk do i uroje një ëndërr të ...
Nga Mero Baze– Presidenti duket se po shmang ceremoninë e be...
Është e kotë ti vijmë anash dhe të themi stërhollime. Diktat...
Shoqëritë e avancuara nuk presin asnjëherë që të bien tërmet...
Në industrinë e sigurimeve ka një aksiom: Nuk ka risk të pas...
* Nga Prof. Dr. Afat SerjaniTërmeti i 26 nëntorit na zuri të...
Në të njëjtën ditë që Xhulia Aliaj po përgatitej të dilte pë...
Natën është shumë e vështirë të lyesh dhe aq më tepër një sh...
Nga Ilir LevonjaDitën e djeshme herët në mëngjes dha dorëheq...
Pas qenit dje në Kashar, sot ishte radha e Erjon Velisë, që ...
Media është skandaloze! Kjo është etiketa që kryeministri e ...
Duhej një ditë zie për viktimat e tërmetit! Flamurët në gjys...
A do të na i godasë Amerika mafien e ndërtimit në Shqipëri? ...
Nga Ilir Levonja – Në fakt Shqipërinë e ka mundur banalitet...
Nga Kol. Hajro Limaj*– Në 17 Gusht 1999, kur ra tërmeti në I...
Fatura financiare e dëmeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit p...
Nga Denis DyrnjajaCinizmi dhe fyerja publike e kryeministrit...
Nga Ronaldo DajaDuke dëgjuar zonjën në ekran teksa fliste m’...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...