Nga Avni Delvina/ "Dhe atij i ra për ise të lyente një shkallë në errësirë"
Natën është shumë e vështirë të lyesh dhe aq më tepër një sh...
Në të njëjtën ditë që Xhulia Aliaj po përgatitej të dilte përpara gjykatës për të shqyrtuar masën e arrestit ndaj saj, Vangjush Dako u rifut në zyrat e bashkisë së Durrësit për të marrë në duar kontrollin e situatës, pas dorëheqes së ish drejtuesve.
Trajektorja e këtyre dy personazheve, vajzës durrsake që përfundoi në qeli, vetëm se përshkroi në Facebook tmerrin dhe ankthin e saj pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe ish-kryebashkiakut që ka dhënë leje dhe ka shpërndarë betonin e firmës së tij, për 12 vite në këtë qytet, tregon më së miri atë që po ndodh pas katastrofës në Shqipëri.
Në vend të kërkimit të përgjegjësive, po triumfon propaganda.
Kryeministri, qeveria, bizneset e mëdhenj pranë tyre, mediat që i mbështesin, po krijojnë me këmbëngulje idenë se duhet parë nga e ardhmja, se duhet harruar çfarë ndodhi, se duhen strehuar në hotele me 5 yje familjet e viktimave, se shtëpitë e tyre do të rindërtohen më të mira se më parë.
E gjithë kjo narrativë po i mbivendoset në mënyrë diabolike një tjetre: a mund të ishte shmangur një pjesë e madhe e katastrofës nëse do të ishim një vend normal?
Të gjithë specialistët që kanë folur këto ditë, bien pothuajse në një mendje, se sado i fortë të qe tërmeti i një jave më parë, ai nuk ishte i atyre përmasave sa të shkëtërronte pallate të tërë. Fakti se ngjitur e ngjitur, një ndërtesë ka rrezistuar mirë, ndërsa ajo përbri saj është shkulur nga rrënjët, tregon për gabim dhe fajësi njerëzore. Në mbi 2 mijë objektet e dëmtuara (kjo është shifra paraprake që po raportohet), pas afro gjysëm miliardi eurosh kostoje financiare, qëndrojnë emrat konkrete të kryebashkiakëve, urbanistëve, inxhinjerëve, biznesmenëve, që kanë dhënë toleruar, apo abuzuar me lejet e ndërtimit.
Por, e vetmja gjë me të cilën po harrojmë të merremi janë fajtorët e këtij krimi. Madje për të mbrojtur ata, gjoja në emër të shikimit nga e ardhmja dhe kthimit në normalitet, qeveria po spastron edhe provat e krimit nga vendngjarja, duke larguar me urgjencë inertet e godinave të shembura, pa hetuar më parë prokuroria për arsyet që sollën viktima.
Pak ditë më parë lexova një rrëfim interesant të një ish diplomati shqiptar në Turqi, i cili dëshmonte përvojën e tij personale në kohën e tërmetit të fuqishëm që preku këtë vend në 1999. Në mënyrën kaotike se si është ndërtuar, se si nuk i ka përmbajtur dot yryshet e flukseve urbane, Turqia është shumë e ngjashme me ne. Ashtu sikurse e tregon dhe romani i fundit i nobelistit Orhan Pamuk (Kjo gjë e çuditshme brenda meje), zaptimi i trojeve, ndërtimi kuturu, korruptimi i të zgjedhurve lokalë, i politikanëve dhe specialistëve, ka qenë një lëngim i gjatë.
Por ama, pasi natyra e goditi fort Izmirin me qindra qenë personazhet e kësaj kategorie që përfunduan pas hekurave. Dhe të jemi të qartë se ishte një periudhë kur pushteti në Ankara nuk qe absolut dhe kur Erdogani nuk ishte ngjitur ende në majë.
Pikërisht për këtë qasje ka nevojë edhe Shqipëria sot. Ata të cilët babëzia për para, verbëria e të mosmenduarit për tjetrin, ethet e fitimit të pamoralshëm dhe me çdo kusht, kjo fatkeqësi i rradhiti në barrikadën e kriminelëve, nuk mund ta kalojnë pa përgjegjësi.
Nëse sot ne nuk do të dimë të mbajmë këtë qëndrim, natyra do të na godasë sërisht dhe më fort, jo si fatalitet i ndonjë lidhjeje hyjnore shkak pasojë, por thjeshtë se kemi rrefuzuar të mbrohemi prej tekave të saj.
Prandaj, për këtë arsye, tani është momenti që, para se të ëndërrojmë për projektet e rindërtimit, të flasim për masat e dënimit.
Por, ky debat, në mënyrë perfide po anashkalohet nga një qeverisje që ka pasur njerëzit e saj në krye të qyteteve si Durrësi apo edhe Tirana.
Ai po degradon në një propogandë të neveritshme e cila po mbahet gjallë vetëm me akte skandaloze, si lufta ndaj mediave apo qytetarëve që shprehin frustrimin e tyre në Facebook.
Madje vetë Edi Rama, ashtu si në rastet e avionëve të drogës (mushkonja), Agron Xhafajt, Habilajve apo Ervis Roshit, është përpjekur të krijojë alibi. Ai njëherë u hakërrehet gazetarëve se shtesa katesh ngrihen ngado, e herë shpërfytyrohet nga arroganca ndaj një banoreje qé i kujton lejet me firmën e ?xhuxhit?.
Deviza është e qartë, duhen shpikur fajtorë imagjinarë, për të fshehur kriminelët realë.
Pikërisht pasojë e këtij manipulimi është dhe absurdi që në të njëjtën ditë që Xhulia Aliaj përgatitej të dilte në gjyq, Vangjush Dako u rifut në bashkinë ku merren vendimet për fshirjen e gjurmëve të krimit./ Lapsi
Natën është shumë e vështirë të lyesh dhe aq më tepër një sh...
Nga Ilir LevonjaDitën e djeshme herët në mëngjes dha dorëheq...
Pas qenit dje në Kashar, sot ishte radha e Erjon Velisë, që ...
Media është skandaloze! Kjo është etiketa që kryeministri e ...
Duhej një ditë zie për viktimat e tërmetit! Flamurët në gjys...
A do të na i godasë Amerika mafien e ndërtimit në Shqipëri? ...
Nga Ilir Levonja – Në fakt Shqipërinë e ka mundur banalitet...
Nga Kol. Hajro Limaj*– Në 17 Gusht 1999, kur ra tërmeti në I...
Fatura financiare e dëmeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit p...
Nga Denis DyrnjajaCinizmi dhe fyerja publike e kryeministrit...
Nga Ronaldo DajaDuke dëgjuar zonjën në ekran teksa fliste m’...
REDAKSIONALEKryeministri Edi Rama, prej dy ditësh po i bën t...
Erdhi më në fund koha që edhe në Shqipëri të shporret përfun...
Nga Genc Pollo * Eurokodet dhe “etikodet”Në këto ditë plot r...
Nga Nikoll Lesi* Tragjedia e tërmetit nxori në skenë, përveç...
Nga Ylli Manjani 1. Duhet të sigurojmë banesat!Kompanitë e s...
Nga Azgan HAKLAJ -Partia Demokratike misionare e çlirimit të...
Nga Genc Bakim, banues në Japoni Do te doja te ndaj disa men...
Nga Artan Fuga* Nuk mund të na ndalojnë të mendojmë!Ka ca nj...
Nga Alba Alishani/A2 cnn* Natyra na ka gjunjëzuar prej 72 or...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...