Ilir Meta bllokon SPAK-un nga frika
Nga Mero Baze– Presidenti duket se po shmang ceremoninë e be...
Nga Valbona Sakollari
As hasmit nuk do i uroje një ëndërr të kobshme e të mankthshme si ajo e 26 Nëntorit e jo më të mendosh që është e vërtetë dhe ka prekur në vetë të parë, për fat të keq, drejtëpërsëdrejti shumë prej nesh. Për herë të parë, kam ndjerë keqardhje për këtë qeveri, sepse mënxyra është shumë e madhe për t?u menaxhuar. Kam menduar se sa më pak debate këto ditë, aq më respekt për të prekurit dhe aq më ndihmë për qeverinë e specialistët.
Por sa më shumë orë kalojnë, aq më qartë duket se po orkestrohet një aparat propogandistik e hajdutesk për të përfituar nga gjëma e fatkeqësia që MJERË kë zuri.
Pse e them këtë? Sepse:
1- po fshehin informacionin apo e përcjellin të copëtuar, (nga padija shpresoj) dhe njerëzit enden lart e poshtë pa kuptuar gjë. Mjafton të përcaktohen shenjat e rrezikut për çdo objekt dhe të afishohen qartazi tek çdo godinë e inspektuar. Kështu banorët s?kanë nevojë të marrin me mend nëse ka shkuar apo jo dikush për inspektim; s?ka nevojë të interpretosh shenjat e inspektorit të objektit; apo të tjera pyetje. Në një letër (zgjidhja është çështje teknike) në hyrje të banesës shënohet:
a-kjo banesë është inspektuar. (Ato që s?kane shenjë, do të thotë që nuk janë inspektuar)
b- mund të futen për të jetuar apo jo
c- mund të futen për të marrë sendet personale apo jo
Kjo do të ndihmonte që të qetësoheshin e të mos vërtiteshin kot lart e poshtë, si dhe eviton abuzohet.
2- Kryeministri pasi ulëriti ?Ndëshkim? për shkaktarët njerëzor të tragjedisë (se atyre natyror s?kemi ç?u bëjmë), pasi premtoi që do i padiste personalisht, pasi i mësoi kryeprokurores (ndjesë, por nuk e shkruaj dot me të madhe) si të zhvillonte hetimin, po u jep gjithë kohën e mjaftueshme fajtorëve të largohen nga Shqipëria, të fshehin e manipulojnë dokumentet, provat, po u jep ndihmë të zhdukin skenat e krimit me anë të shpërthimit me tritol. Dhe del sot në mbledhjen e qeverisë e justifikon këto veprime me faktin që drejtësia do kohë që të bëhet mirë. Që të bëhet dakort, por që të filloj, jo.
3- Kryeministri po gjen armiq e fajtor tek fjala e lirë dhe ata gazetarë që me përkushtim dhe humanizëm kanë ndarë dhimbjen me fatkeqët, ndërsa fajtorët e vërtetë (zyrtarë dhe jo zyrtarë) po vazhdon ti mbrojë duke u dhënë kohë dhe duke spostuar vëmendjen drejt medias.
4- Edhe pse mund të mos ketë ndonjë urdhër të shkruar, fakti që me ?dëshirë të lirë? janë detyruar punonjësit e administratës shtetërore të bëjnë donacion në para, është i vërtetë, sepse nuk mund të gënjejnë mijëra veta njëkohësisht dhe të kenë të drejtë vetëm 2 apo 3. Këta punonjës, kush më shumë e kush më pak kanë pësuar dëme tek familjet apo të afërmit e tyre dhe kanë secili betejën e vet. Kush don të dhurojë e ka bërë dhe e gjen mënyrën, pa shumë publicitet, por shumë ngurrojnë ta çojnë ndihmën e tyre tek strukturat qeveritare, sepse s?kanë besim.
Uni është i frikshëm. Historia mëson se çdo herë ka rezultuar fatal. Roli i superheroit që ka ndërrmarrë kryeministri është i rrezikshëm për të gjithë ne. Arroganca nuk është as aftësi dhe as trimëri, por është frikë. Zgjidhjet që propozon kryeministri janë megalomane, në kundërshtim me tregun dhe shpesh kontradiktore. Uthulla e fortë, prish enën e vet?-thotë populli. Zoti na ndihmoftë.
Nga Mero Baze– Presidenti duket se po shmang ceremoninë e be...
Është e kotë ti vijmë anash dhe të themi stërhollime. Diktat...
Shoqëritë e avancuara nuk presin asnjëherë që të bien tërmet...
Në industrinë e sigurimeve ka një aksiom: Nuk ka risk të pas...
* Nga Prof. Dr. Afat SerjaniTërmeti i 26 nëntorit na zuri të...
Në të njëjtën ditë që Xhulia Aliaj po përgatitej të dilte pë...
Natën është shumë e vështirë të lyesh dhe aq më tepër një sh...
Nga Ilir LevonjaDitën e djeshme herët në mëngjes dha dorëheq...
Pas qenit dje në Kashar, sot ishte radha e Erjon Velisë, që ...
Media është skandaloze! Kjo është etiketa që kryeministri e ...
Duhej një ditë zie për viktimat e tërmetit! Flamurët në gjys...
A do të na i godasë Amerika mafien e ndërtimit në Shqipëri? ...
Nga Ilir Levonja – Në fakt Shqipërinë e ka mundur banalitet...
Nga Kol. Hajro Limaj*– Në 17 Gusht 1999, kur ra tërmeti në I...
Fatura financiare e dëmeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit p...
Nga Denis DyrnjajaCinizmi dhe fyerja publike e kryeministrit...
Nga Ronaldo DajaDuke dëgjuar zonjën në ekran teksa fliste m’...
REDAKSIONALEKryeministri Edi Rama, prej dy ditësh po i bën t...
Erdhi më në fund koha që edhe në Shqipëri të shporret përfun...
Nga Genc Pollo * Eurokodet dhe “etikodet”Në këto ditë plot r...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...