web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Me Ramën do ballafaqohem në Kuvend”/ Arben Malaj: Unë si ekspert ndërsa ai me pushkën top

6 Dhjetor 2019, 20:18, Politikë CNA

Arben Malaj ka komentuar vendimin e qeverisë për pezullimin nga detyra si anëtar i anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Malaj u shpreh se me kryeministrin Rama do përballet në Kuvendin e Shqipërisë, që brenda 30 ditëve do japë vendimin për shkarkimin ose jo të tij.

Ai shtoi se nuk ka pranuar asnjëherë të jetë kandidaturë e Edi Ramës për bordin e BSH

?Është një përballje që do të vazhdojë gjatë, është një përballje ndërmjet dy mentaliteteve. Unë kam kontribuar dhe konkurruar gjithmonë në zhvillimet politike të vendit tim me filozofinë se shqiptarëve u duhet një vend i fortë ku pushtetet ndahen, balancohen, kontrollohen dhe jo në një mentalitet ku pushteti u takon sovjetëve, gjithë pushtetet qoftë legjislativ, gjyqësor apo parlamentar. Kjo është prezent në publik. Falënderoj të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë, jam i bindur se mirënjohja publike është shumë më e rëndësishme se çdo ferman sulltanor. E para ata kanë bërë vetëm pezullimin sepse ligji për të mbrojtur Bankën e Shqipërisë nuk u jep të drejtën asnjë kryeministri të shkarkojë. Nuk kam pranuar asnjëherë të jem kandidaturë e Edi Ramës për bordin e BSH. Kam konkurruar gjithmonë në Parlament aty ku e kam marrë, aty do ta bëj ballafaqimin. Brenda 30 ditëve sipas ligjit Kuvendi i Shqipërisë duhet të votojë propozimin e qeverisë kështu që jo punë zgjidhet shpejt dhe secili në vendin e tij. Unë me kontributet e mia pozitive edhe si profesor, ekspert dhe qytetar për vendin tim, Edi Rama me pushkën top për armiqtë e tij politikë?, u shpreh malaji ftuar në studion elajmvete të Rtv Ora.





Lajmet e fundit nga