web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbuloi personat e gjallë nën rrënoja/ Njihuni me heroin me katër putra të Policisë së Shtetit

5 Dhjetor 2019, 14:50, Sociale CNA

Qeni i quajtur ?Brandi? është heroi me katër putra i cili zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e 6 katshit në Durrës.

?Brandi? është qeni i Policisë së Shtetit, të cilin qytetarët e panë përmes ekraneve që transmetonin live nga vendngjarja ku kërkonte për persona të mbetur nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, goditur nga tërmeti.

Pasditen e 26 Nëntorit, teksa u ndërprenë punimet me mjetet rënda dhe u fikën mjetet që punonin nën rrënoja, u përgatit dhe u fut në kërkim qeni policor. Pas kërkimit në pjesën perëndimore të banesës, ku nuk pati asnjë shenjë u kalua në pjesën jugore të objektit.

?Brandi? u fut në një tunel, rreth 4-5 metra, i krijuar nga rrëzimi i objektit. Në këtë vend ka ardhur reagimi i qenit, i cili dha shenjë për praninë e njerëzve nën rrënoja, rreth 2 metra në thellësi.
Ky nuk ishte misioni i parë i ?Brandit?, pasi ai është përdorur për kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja edhe në shërbime të tjera më herët në Shkodër e Tiranë./CNA.al





Lajmet e fundit nga