web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raportimet për dëmet nga tërmeti/ Përparim Kabo i kërkon “llogari” zv.ministres Voda

4 Dhjetor 2019, 22:06, Aktualitet CNA

Profesor Përparim Kabo një disa kërkesa ndaj zv. ministres së Brendshme Rovena Voda.

Kabo i ka drejtuar një sërë pyetjesh Vodës lidhur me raportimet që ajo ka bërë ditët e fundit për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

?Një kërkesë qytetare për zonjën Voda ..Zonja Rovena Voda…prej dy tre ditësh ju ndjek se si raportoni me shifra për dëmet e shkaktuara…Tani unë kam disa pyetje për Ju zonja Voda… Kur do të botoni listen e emrave të drejtuesve në Bashkitë që janë marë me planifikimin urban dhe janë pergjegjes për dhënie leje ndërtimi në këto zona, jashtë kritereve ligjore dhe urbanistike? Listën e projektuesve dhe zbatuesve në pallatet që ranë dhe ata qe u shëmben me pas si të pa banueshme? Listën e atyre që kanë bërë supervizimin dhe kanë dhënë lejen e shfrytëzimit në këto godina? Listen e atyre që kanë firmosur lejen për kushtet gjeologjike dhe sizmike të zonave ku ishte ndërtuar dhe nuk duhej ndërtuar? Listën e atyre që kanë shitur materiale ndërtimi jashtë kushteve teknike dhe standartit? Listën e atyre që do shkojnë për ndjekje penale? Kur do botoni listën e investitorëve që kanë bërë këto ndërtime dhe shumën monetare qe ata do të dëmshpërblejnë??, shkruan Kabo.

Sipas profesorit, nëse zv. ministrja nuk e bënë këtë që iu kërkua atëherë përgjegjësia e Vodës nuk është vetëm morale./CNA.al





Lajmet e fundit nga