web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shoqatat italiane mbështesin Shqipërinë me fonde dhe personel mjekësor

3 Dhjetor 2019, 17:20, Sociale CNA

Shoqatat italiane ?Consulcesi Onlus? dhe ?Sanità di Frontiera? po veprojnë tashmë në Shqipëri, duke ndihmuar në menaxhimin e situatës së vështirë që la pas tërmeti i 26 nëntorit. Gjithçka nisi nga qyteti i vogël i Thumanës, e cila është zona më e goditur me 24 jetë të humbura.

Presidenti i ?Consulcesi Onlus?, Massimo Tortorella anuloi çdo angazhim tjetër dhe fluturoi drejt Shqipërisë për të koordinuar ndihmat së bashku me ?Sanità di Frontiera? e cila gjendet në terren në mbështetje të autoriteteve vendase. ?Consulcesi? është një kompani ndërkombëtare, e cila ka në Tiranë edhe qendrën e saj me mbi 400 të punësuar, një pjesë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Të gjitha selitë e ?Consulcesi? kanë treguar solidaritetin e tyre me qëllim që kolegët në Shqipëri të nisin sa më shpejt jetën normale. Mes shumë iniciativave është edhe ajo për të anuluar festën tradicionale të fundvitit dhe shpenzimet e parashikuara për të, të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

?Jam në komunikim të vazhdueshëm me insitucionet shqiptare. Ditën e djeshme kam takuar kryeministrin Edi Rama dhe përgjegjësit e shtabeve të emergjencës në Durrës, ku shpreha gjithë solidaritetin dhe mbështetjen për të ndihmuar në normalizimin e situatës?, ka thënë Massimo Tortorella. ?Consulcesi ka vënë në dispozicion edhe stafin e tij për mbështetje logjistike në zonat e prekura nga tërmeti, si edhe një numër jeshil 800.122.777 për të qenë pranë popullit shqiptar me mjekë dhe fonde?, ka thënë presidenti Tortorella.

Organizata jo fitimprurëse që është pjesë e kompanisë, ?Consulcesi Onlus? u mobilizua që në ditën e parë të tërmetit. Brenda pak orësh, në bashkëpunim me universitetin ?Tor Vergata? u vu në lëvizje njësia lëvizëse e ?Sanità di Frontiera?, shoqatë e kryesuar nga ish-kryeministri italian Massimo D?Alema dhe Gianni Letta, president i ?Advisory Board?.

?Me njësinë lëvizëse ofrojmë ndihmën e shpejtë në zonat periferike përmes vizitave. Gjithashtu lehtësojmë ndërlidhjen e pacientëve me spitalet më të afërtë?, ka thënë nga Thumana Francesco Aureli, President i shoqatës ?Sanità di Frontiera? e cila ndodhet në Shqipëri. ?Për të ndihmuar ata që kanë mbetur pa shtëpi, kemi ngritur një çadër për t?u dhënë ndihmën e parë. Angazhimin tonë e shohim edhe në afatgjatë pasi duam t?u japim një mbështetje psikologjike njerëzve që janë goditur më shumë nga tërmeti?, ka thënë Aureli.

?Consulcesi Onlus? dhe ?Sanità di Frontiera? kanë nisur edhe një fushatë për mbledhje fondesh për të mbështetur aktivitetet e parashikuara në Shqipëri. Shoqatat italiane bëjnë me dije se mbledhja e fondeve do të vijojë deri më 15 janar nëpërmjet linkut retedeldono.it/it/bdonations/80306. Ata u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve italiane që të solidarizohen me popullin shqiptar.

?Sanità di Frontiera?, është një shoqatë jo fitimprurëse e cila lufton pabarazitë, mbështet mirëqenien psikofizike, mbështet integrimin social të shtresave të margjinalizuara në Itali dhe kudo në Europë si edhe është e specializuar në ndërhyrjet normalizimin e situatave pas fatkeqësive natyrore, siç ishte rasti i Shqipërisë. Nga ana tjetër, ?Consulcesi Onlus? është pjesë e grupit italian ?Consulcesi?, realitetit më të madh mjekësor në Europë që investohet jo vetëm me shuma të mëdha financiare, por edhe me burime njerëzore edhe për përballimin të situatave emergjente në mbështetje të komuniteteve të prekura nga katastrofat natyrore apo luftërat.





Lajmet e fundit nga