web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ju të terrenit jeni heronj”/ Rama i hakërrehet “shefave”: I luajtën mendsh njerëzit

1 Dhjetor 2019, 10:49, Politikë CNA

Kryeministri Rama ndodhet sot në në Durrës, qyteti i cili u trondit më së shumti nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një prononcim për mediat, Rama nuk kurse lavdërimet për gazetarët e terrenit.
Gjithashtu kryeministri përsëriti sulmet ndaj drejtuesve të emisioneve si dhe redaksive të tyre, të cilat sipas tij keqpërdorin situatën për të krijuar panik të tepërt te qytetarët.

?Ju jeni heronj në terren, por ata që ju drejtojnë me telefon nga redaksitë dhe të mbledhin në darkë lloj lloj sharlatanët, pasi njerëzit janë të tmerruar. Një nga gjeneratorët e tmerrit janë ekranet e debateve pa kuptim. Janë ekrane ku jepen kronika sikur në çdo shtëpi ka rënë bomba. Ndaj është misioni juaj që të thoni; nuk ka rëndësi fare nëse ka plasur apo jo muri, por rëndësi ka që; a janë prekur apo jo kolonat? Nëse nuk na ndihmoni, mos na e bëni punën të vështirë duke hedhur helm. I luajtët mendsh njerëzit. Jo ju që jeni këtu në terren, por përmes ekraneve?, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga