web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Anonymous Albania” krah JOQ, sulmon AKEP: Lejoni aksesin, ose do t’ju bllokojmë totalisht

1 Dhjetor 2019, 09:20, Politikë CNA

Pasi AKEP, me urdhër të prerë të “Rilindjes” vendosi mbylljen e domainit “joqalbania.com” në Republikën e Shqipërisë, vetëm pak orë pasi redaksia jonë publikoi një video të turpshme, ku një efektiv policie abuzonte me ndihmat për tërmetet, duke i çuar në shtëpinë e tij me furgonin e policisë, të shumtë ishin ata që u solidarizuan me median tonë, duke reaguar për këtë sulm të paprecendentë, por të pritshëm nga sekti që qeveris vendin.

Së fundmi, grupi i hakerave shqiptarë “Anonymous Albania” ka njoftuar pak minuta më parë se lidhur me bllokimin e aksesit në median tonë, kanë sulmuar uebsajtin zyrtar të AKEP.

“Anonymous Albania” paralajmëron AKEP-in, se nëse nuk lejon që qytetarët që jetojnë në Republikën e Shqipërisë të kenë akses në uebsajtin e JOQ Albania brenda 24 orëve, do të ndërmarrin hapa të mëdha deri në bllokimin total të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Stafi i JOQ Albania falenderon djemtë e grupit “Anonymous Albania” për mbështetjen dhe suportin e tyre ndaj medias sonë.

Reagimi i plotë:

#Njoftim
kompania Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) osht sulmuar nga Anonymous Albania. arsyeja osht se kjo kompani me urdherin e edi rames ka bllokuar domain joqalbania.com . i bejm thirrje AKEP te hap mbrenda 24 oreve locationin per ne shqiperi qe njerzit te ken access te “JOQ”, perndryshe “AnonymousAlbania ” do marr hapa te medha me sulme kibernetike deri ne bllokimin total te AKEP !
Ne Jemi Anonymous Albania
Ne Jemi ne Mbrojtie te Qytetareve
Ne Nuk Falim
Ne Nuk Harrojm
Na Prisni.





Lajmet e fundit nga