web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbyllja e JOQ/ Kryemadhi 'godet' Ramën: Sulmi kundër lirisë së medias, provë e autoritarizmit

30 Nëntor 2019, 19:36, Politikë CNA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas mbylljes së Jeta Osh Qejf Albania. Përmes një postimi në rrjetet sociale Kryemadhi ka kritikuar ashpër Ramën, duke e cilësuar mbylljen e këtij portali dhe arrestimin e administratorëve të tij dhe aktivistes Xhulia Aliaj, sulëm ndaj lirisë së medias në vend.

Sipas Kryemadhit, pavarësisht fatkeqësisë që ka goditur vendin, gjithë opinionin publik po përballet dhe po sheh një sulm violent ndaj mediave në vend.

Ndërkaq kryetarja e LSI-së e ka dënuar gjestin e kryeministrit teksa shprehet se: “censura e medias është prova e pakundërshtueshme e vendosjes së autoritarizmit dhe goditjes së themeleve të demokracisë”.

“Kryeministri në sulm kundër lirirsë së medias. Krahas fatkeqësisë së jashtëzakonshme të tërmetit të 26 Nëntorit, i gjithë opinioni publik po përjeton edhe një sulm violent të Kryeministrit ndaj mediave, veçanërisht atyre sociale. Përdorimi i një situate tragjike të përmasave të tilla, si një shkak për të mbyllur gojën mediave është një tronditje e vërtetë për lirinë e medias në Shqipëri, që do të thotë liri e shprehjes dhe e informimit.

Mbyllja e JOQAlbania, censurimi i editorialit të analistit Adrian Thano apo burgosja e aktivistes Xhulia Aliaj për postimin e një shkrimi të një media të huaj shumë prestigjoze si ?Avenire?, janë dëshmi tronditëse të një autoritarizmi të shfrenuar. Mbështes lirinë e plotë të medias dhe dënoj censurën në të gjitha format e saj, pasi censura e medias është prova e pakundërshtueshme e vendosjes së autoritarizmit dhe goditjes së themeleve të demokracisë. Arrestimi i aktivistes Xhulia Aliaj dhe shpallja në kërkim sikur të ishin kriminelë e dy administratorëve të JOQAlbania Erland Dalliu dhe Gentian Çengeli, dëshmojnë për një histeri autoritare që keqpërdor edhe tragjedinë e tërmetit për qëllimet e saj të mbrapshta të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht.

Ka vetëm një përgjigje, ka vetëm një qëndrim, ka vetëm një veprim që duhet të kryhet. Të lirohet menjëhere aktivistja Xhulia Aliaj, të zhbllokohet JOQAlbania si dhe të ndalet censura kudo dhe ndaj çdo media që ajo shfaqet”, është shprehur Monika Kryemadhi./CNA.al





Lajmet e fundit nga