web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata nga tërmeti/ Rama i shtrin dorën ambsadorëve: "Vëllezër na ndihmoni"

30 Nëntor 2019, 17:26, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur Ambasadorët e huaj në Shqipëri, për të diskutuar lidhur me situatën nga tërmeti.

Nga Pallati i Brigadave ku po mbahet mbledhja, teksa u ka shprehur mirënjohjen të gjithë vendeve që kanë kontriubuar, Rama thekoi se banorët kanë nevojë të kuptojnë se bota nuk i ka lënë vetëm.

?Faleminderit të gjithë atyre që kanë ndihmuar. E dimë që është e pamundur për ta bërë këtë gjë vetëm, me mekanizmat normal. Kjo është arsyeja pse ju kam shkruar të gjithë udhëheqësve tuaj, nga një lëtër për ndihmë.

Duhet të dini që kemi nevojë për ndihmë.  Vëllezër na ndihmoni sepse ajo me të cilën po përballemi tani është një problem çekulibrimi.

Njerëzit kanë nevojë të dinë që gjërat do bëhen më mirë. Por do të kenë durim kur të shohin që bota nuk na ka lënë vetëm. Njerëzit janë larguar nga Tirana dhe Durrësi, në zona të tjera të vendit. Njerëzit nuk ndihem më të sigurt. Në godinën time, në kryeministri kuptova që gjysma e njerëzve nuk flenë në Tiranë dhe vinë në punë në mëngjes, janë në Elbasan, në Fier në Vlorë. Në shtëpinë e nënës sime ka shumë që nuk janë aty dhe të gjithë thonë të njëjtën gjë, janë të pasigurtë?, theksoi Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga