web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A mund të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën Rusia dhe Perëndimi?

30 Nëntor 2019, 08:57, Politikë CNA

Nga Robert A.Manning ?National Interest?

* Nostalgjia euforike, që karakterizoi festimet e 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, la në hije leksonin ndoshta më të rëndësishëm të vitit 1989. Ajo që ka habitur, është fakti se pritshmëritë e pas Luftës së Ftohtë, u dëshmuan tepër të gabuara.

Në kontrast të fortë me ngjarjet e tjera historisë, ngjarjet e 3 dekadave më parë ndryshuan shumëçka. Pas Luftës së Ftohtë dhe shembjes së Bashkimit Sovjetik, sistemi i pas Luftës së Dytë Botërore, mbeti relativisht i paprekur. Por gjatë 4 shekujve të fundit, duke nisur me paqen e Vestfalisë së vitit 1648, gjatë çdo ndryshimi epokal, u krijua një rend i ri.

Perandoritë u shkatërruan, kufijtë u ribënë, ndryshuan regjimet, dhe ndryshuan ekuilibrat e rinj të pushtetit. Paqja e Vestfalisë, ku lindi koncepti modern i sovranitetit shtetëror, ishte rezultat i gati një shekulli luftërash të vazhdueshme midis shteteve protestante dhe katolike, në një Perandori të Shenjtë Romake të fragmentuar.

Traktati i Vestfalisë, ishte në thelb një rend i ri politik, i arritur përmes diplomacisë dhe bazuar në parimin e sovranitetit të plotë të shtetit. Të krishterët mund të praktikonin besimin e tyre, dhe secili shtet kishte kontroll të plotë mbi territorin e tij, popujt dhe fetë. Territoret u ripërcaktuan. Kjo bëri që që Suedia të fitonte kontrollin e Balltikut, Franca të bëhej fuqia kryesore në Perëndim, dhe shtetet gjermane të vendosnin vetë mbi fetë brenda shteteve të tyre.

Ndryshimi tjetër ishte Kongresi i Vjenës i vitit 1815, sërish pas një lufte gati të vazhdueshme midis fuqive evropiane, dhe pas humbjës së Napoleon Bonapartit në vitin 1814. Pas ndëshkimit të Francës dhe kënaqjes së interesave dhe vizioneve të perandorive konkurruese, u arrit paqja në Evropë, bazuar në një ekuilibër të ri pushtetet.

Megjithë konfliktet e përhershme, Kongresi i Vjenës mbajti një rend politik relativisht paqësor për 1 shekull, deri në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore në 1914. Pas Luftës së Parë Botërore, një shekull më parë, Traktati i Versajës i vitit 1919, krijoi një rend të ri në Evropë, dhe u përpoq të transformojë marrëdhëniet ndërkombëtare, duke krijuar Lidhjen e Kombeve.

Kongresi Amerikan ishte mosbesues, dhe nuk e ratifikoi Lidhjen e Kombeve, gjë që çoi në joefektivitetin dhe shkatërrimin e saj. Pas Luftës së Dytë Botërore, aleatët e udhëhequr nga SHBA-të tentuan të mësojnë nga të metat tragjike të Traktatit Versajës, për të shmangur një rënie tjetër të rendit global dhe shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore.

Ata krijuan në vitin 1944 një sistem të ri financiar dhe tregtar global në Breton Uds. Konferenca e Jaltës në vitin 1945 me pjesëmarrjen e Ruzveltit, Çërrcvillit dhe Stalinit, hodhi bazat për rendin politik të pas luftës, rikonfigurimin e Evropës, dhe krijimin e Kombeve të Bashkuara.

Në kontrast të mprehtë me Versajën, aleatët synuan të rehabilitojnë Gjermaninë dhe Japoninë bazuar në vlerat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe tregjet e lira. Qëllimi i këtij leksioni të shkurtër nga historia, është të ilustrojë kontrastin mes rezultatit që solli rënia e Murit të Berlinit dhe fundit të Luftës së Ftohtë.

Rimkonfirmimi i vetëm i madh i kufijve, ndodhi për shkak të rënies së Bashkimit Sovjetik dhe ribashkimit të Gjermanisë, që të dyja të nxitura nga kërkesat e brendshme. Diplomacia e aftë e administratës Bushit, dhe partneriteti i frytshëm me liderin sovjetik Mikail Gorbaçov, bënë që të gjitha ato të ndodhnin në mënyrë paqësore.

Që atëherë nisën përpjekjet për të trajtuar BRSS/Rusinë si një partnere. U negociuan disa traktate mbi armët bërthamore dhe ato konvencionale. Megjithatë, rendi botërior i bazuar në rregulla – sistemi financiar global dhe sistemi i OKB – mbeti i paprekur 45 vjet më vonë, ashtu si edhe rrjeti i aleancës amerikane: NATO, dhe aleancat me Korenë e Jugut, Japoninë, Australinë, dhe Filipinet.

Përveç dallimit të dukshëm nga epokat e mëparshme, mosmarrëveshjet e sotme nuk kanë ardhur nga luftërat madhore. Si shpjegohet e gjitha kjo? Në vend se të evoluojë si një partnere, një Rusi në ringjallje e sipër, e përcaktoi veten larg Perëndimit, teksa është përpjekur të rindërtojë sa më shumë që mundte BRSS e dikurshme.

Ish-kombet e Paktit të Varshavës në Evropën Lindore, pasi shijuan fillimisht lirinë dhe demokracinë e tyre të re, si Hungaria, Polonia dhe Republika Çeke, kanë hyrë në rrugën e një populizmi autoritar, pavarësisht integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Vetë BE-ja duket e zhytur në një krizë të madhe identiteti.

Pse? Ndikim patën 2 ngjarje kryesore:kriza financiare e vitit 2008, dhe pushtimi amerikan i Irakut në vitin 2003. Po ashtu një faktor tjetër, ishin tranzicioni kaotik drejt kapitalizmit në Rusi dhe traditat e saj të vjetra autoritare. Dhe jo më pak i rëndësishëm, ishte zgjerimi i shpejtë i administratës Klinton me NATO-n në lindje, përfshirë ish-vendet e Paktit të Varshavës, ai që e forcoi antagonizmin rus.

Lëvizja e SHBA-së, ishte në kundërshtim me atë që priste Moska. Gjatë periudhës tranzitore 1989-1992, presidenti amerikan Bush dhe Sekretari i Shtetit Xhejms Bejker u treguan shumë të kujdesshëm, duke mos brohoritur për fitoren.

Ndërsa nuk kishte ndonjë marrëveshje apo angazhim zyrtar, pranimi nga Moska i një Gjermanie të ribashkuar në NATO, u lehtësua nga prmtimet e dyshes Bush-Bejker, se NATO nuk do të zgjerohej më tej në Lindje. Është e pamundur të përcaktohet, se cilët faktorë e shkaktuan ndryshimin e kursit, pasi ato ishin ndërvepruese me njëra-tjetrën.

Po sikur SHBA-ja dhe aleatët e saj të krijonin tashmë një sistem të ri gjithëpërfshirës të sigurisë? Po sikur të mos kishte ndodhur zgjerimi i NATO-s në lindje, papërgjegjshmëria financiare dhe lufta në Irak në vitin 2003? A do të ishte e ardhmja më e qëndrueshme, dhe e bazuara në rregulla, në vend të një gare të re mes fuqive të madhe?

Ndoshta ribashkimi i Gjermanisë dhe demokratizimi i shteteve të Paktit të Varshavës, ishte një nga gjërat më të mirat që mund të ndodhnin. Megjithëkëtë, nëse e krahason këtë arritje me ?tërmetet? strategjike të epokave të mëparshme, transformimi jo i plotë i pas Luftës së Ftohtë dhe rezultatet e të dobëta, kanë lënë pas shumë pikëpyetje.

Shënim: Robert A.Manning, është anëtar i Qendrës për Strategji dhe Siguri Globale në Këshillin Atlantik. Ai ka qenë këshilltar i zv/sekretarit amerikan të Shtetit për Çëshjet Globale në vitet 2001-2004./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga