web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I harruar nga shteti/ Babai i dy fëmijëve shpërthen në lot para kreut të opozitës: Po tallen me ne!

30 Nëntor 2019, 21:53, Sociale CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë mbrëmjen e sotme në Durrës dhe në Shkozet, ku ka parë nga afër situatën e rëndë pas tërmetit, ndërsa është njohur dhe me nevojat emergjente të banorëve.

I traumatizuar dhe harruar nga shteti, njëri prej banorëve, baba i dy fëmijëve, ka shpërthyer në lot para kreut të opozitës, Basha.

“Na ka plasaritur kollonat. Kanë plasur ujrat vullkan. Po tallet me ne. Unë kalamajt i kam te psikologu në Tiranë. Goca klasë të 7-të, djali në klasë të 8-të”, është shprehur ai me lot në sy./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga