web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti/ Ipeshkvët italian solidarizohen me kauzën

29 Nëntor 2019, 21:36, Sociale CNA

Të shumta kanë qënë donacionet e dhëna në ndihmë të personave të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ku së bashku me shqiptarët për tejkalimin e kësaj tragjedie janë solidarizuar dhjetra shtete të tjera Europiane dhe më gjerë.

Po ashtu, një shumë prej 500 mijë eurosh është dhuruar nga Kryesia e Konferencës së Ipeshkvijve italianë, për viktimat e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë në 26 nëntor, me epiqendrën e tij midis Shijakut dhe Durrësit.

Mësohet se, donacioni do të bëhet përmes “Caritas Italia”, i cili do t’i raportojë Shërbimit për Ndërhyrje Bamirëse në favor të Botës së Tretë.

Kujtojmë se, tërmeti i së martës ka lënë 49 të vdekur, 900 të plagosur dhe dëme të mëdha materiale, ndërkaq numri i të pastrehëve mendohet të jetë rreth 2 mijë persona.

Durrësi dhe Thumana ishin zonat më të prekura nga tërmeti tragjik, ndërkaq lëkundjet u ndjenë edhe në qytete si Kruja, Lezha, Laçi, Lushnja, Fieri dhe Tirana./CNA.al





Lajmet e fundit nga