web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sa gjasa ka të përsëritet tërmeti 6.4 ballë?/ Ja si përgjigjet sizmiologu i mirënjohur

27 Nëntor 2019, 20:57, Sociale CNA

Sizmiologu Rrapo Ormeni, nga studioja e emisionit ?Byro politike” të mbrëmjes së sotme, ku po diskutohet lidhur me tërmetet si fenomen i paparashikuar i ka dhenë përgjigje dhe pyetjes nëse do të ketë të tjera pasgoditje pas tërmetit të fuqishëm të datës 26.

Sipas sizmiologu pasgoditjet do të vijnë duke u shuar, por do të ketë edhe ndonjë të dallueshme si kjo e pasdites së sotme prej 5.3 ballë.

?Pasgoditjet do të vijnë duke u shuar, por do të ketë edhe ndonjë të dallueshme, nuk mund ta përcaktojmë dot sa është por do jetë më e vogël sa goditja e parë?, tha Ormëni.

I pyetur nga moderatorja: sa gjasë ka përsëritja goditjes së ngjashme me atë të parën 6.4 ballë, Ormëni tha:

?Përderisa themi se është një goditje kryesore eleminohet kjo, duke ditur se çfarë ndodh në brendësi të tokës nuk arrihet të parashikohet. Me gjithë këto metoda nuk është arritur të nxirret se çfarë po gatuhet brenda saj. Nuk mund të arrihet, me gjithë këto metoda, që të parashikohet a do të ndodh një goditje tjetër e asaj përmase. Kur kanë qenë goditje të mëdha janë përsëritur, sipas kësaj grafike: ata me 5-6 ballë një herë në 50 vjet, ata me 7.1 ballë në 1000 vjet, me 7.2 në 2000 vjet e kështu me radhë?./CNA.al





Lajmet e fundit nga