web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mijëra banorë në qiell të hapur/ Qindra çadra vendosen për strehimin e të prekurve nga tërmeti

26 Nëntor 2019, 18:28, Sociale CNA

Ndërsa vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit për nxjerrjen e personave të mbetur nën rrënoja pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e sotëm, nga ana tjetër një numër i madh çadrash janë ngritur, për t?iu ardhur në ndihmë personave të dëmtuar.

Ngritja e çadrave ka filluar disa orë më parë, ndërkaq në një njoftim zyrtar Ministria e Mbrojtjes bën me dije se çadrat për strehimin e banorëve janë vendosur në stadiumin e Durrësit dhe në Fushë Krujë.

Ndërkohë Bashkia e Tiranës bën me dije se qendrat e strehimit në kryeqytet janë ngritur në Kombinat, Zogu i Parë, Lanabregas dhe 5 Maj.

Kujtojmë se, Durrësi dhe Thumana kanë qenë dy zonat më të prekura nga tërmeti i sotëm, i cili sipas bilanceve, deri tani ka lënë 21 viktima dhe mbi 600 të plagosur.

Po ashtu, për t?iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti persona, biznese private apo administrata publike kanë marrë masa duke vënë në dispozicion  përveç çadrave edhe ushqime e veshmbathje.

Ministria e Mbrojtjes në një njoftim pak minuta më parë, ndërsa thekson se ky ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin, i pasuar nga 250 pasgoditje, bën me dije se rreth 300 çadra janë vendosur për strehimin e afro 1 mijë banorëve në Thumanë,   Shtëpia e Pushimit të Ushtrisë në Durrës me kapacitet 200 persona është në dispozicion të banorëve në vështirësi, si dhe janë 90 palestra në Tiranë, Durrës, Krujë e Lezhë te cilat po pershtaten per te akomoduar familjet e pastreha ne rast nevoje.

Përveç Krujës dhe Durrësit, dëme nga tërmeti janë shkaktuar edhe në qarkun e Lezhës, ku dhjetra banorë pritet janë strehur në çadra mbrëmjen e sotme për shkak të dëmtimit të shtëpive./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga