web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mesazhi i Kishës Orthodhokse Autoqefale pas termeteve/ Frika dhe hutimi duhen kapërcyer sa më parë

26 Nëntor 2019, 12:49, Sociale CNA

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë jep kurajo për përballimin e sutuatës së vështirë dhe lutje për ata që humbën jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që lëkundi vendin.

Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë lutet për ata që humbën jetën dhe u qëndron pranë të afërmeve, të plagosurve të shumtë dhe atyre që humbën gjithçka nga kjo fatkeqësi.

“Eshtë e kuptueshme frika dhe hutimi, por ato duhen kapërcyer sa më parë, për t?u qëndruar afër e ndihmuar në çdo mënyrë të prekurit nga kjo ngjarje e rëndë.
Mbështesim gjithë ata që janë impenjuar për të bërë të mundur shpëtimin e atyre që janë nën rrënoja dhe shpresojmë se do gjendet një zgjidhje e shpejtë për të pastrehët e shumtë, që janë jashtë në këto ditë të ftohta, pasi kanë humbur gjithçka” thuhet në reagimin e Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga