web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha zbulon fokusin e takimeve në Gjermani/ "Ja kushtet që duhen përmbushur për integrimin"

24 Nëntor 2019, 16:36, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët, pas kthimit të tij nga Gjermania dhe një qëndrimi 2 ditor në Hollandë. Në fjalën e tij, Basha ka zbuluar se fokusi i këtyre takimeve ja qenë çelja e negociatave dhe integrimi në Bashkimin Europian.

Po ashtu, kryedemokrati Basha ka renditur disa pika, të cilat, sipas tij, janë kërkesa të CDU-së dhe partitive Popullore Europiane për Shqipërinë.

?Mesazhet që sjell nga këto dy takime janë mesazhe shprese për Shqipërinë. Fokusi i dy takimeve ka qenë tek mbështetja totale e Shqipërisë në Europë, çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në BE. U shpreh mirënjohje për këtë qëndrim të palëkundur. Siç, çdo proces nuk është një proces i lehtë, por që kalon përmes përmbushjes së kushteve dhe kritereve. Theksi që kanë vendosur drejtuesit e BE dhe takimet që ka pasur ka qenë tek përmbushja e kushteve nga ana e Shqipërisë. Kjo nuk është diçka e re.

Së pari, hartimi pa vonesë i Reformës zgjedhore, duke vënë theksin tek vullneti politik që do të thotë që çdo ndryshim nuk kanë vlerë nëse nuk ka mekanizma që do të sigurojnë zbatimin.

Së dyti, ngritja e Gjykatës  Kushtetuese

Së treti, papajtueshmërinë totale, me blerjen e votave dhe ata të hetohen në mënyrë të suksesshme dhe të çohen aty ku e kanë vendin. Zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe nxit ngritjen e SPKA dhe BKH për hetimin e të gjithë personave të korruptuar.

-Eshtë e papranueshme lufta kundër krimit dhe shpreh nevojën urgjente që këtu të kemi ndërtimin e një regjistri bindës të paralizimit dhe çuarjes dhe dënimit të autorëve duke përfshirë politikanë dhe bandat.

-Ligji për administratën publike .

-Shqetësimi im për ekonominë shqptare i ka kapërcyer kufijtë. Duhet një rrugëdalje nga kjo krizë ekonomike e paprecedentë”, është shprehur ndër të tjera Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga