Ilir Meta në monolog/ Lulzim Basha në dialog me Edi Ramën?!
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një rol mjaft ak...
Presidenti i Republikës prej disa ditësh ka filluar një betejë të ashpër publike me sulme dhe akuza ndaj ndërkombëtarëve.
Ka sulmuar në mënyrë të pandalur jo vetëm atë që tashmë e quan ?armikun? e tij, kryeministrin Edi Rama, por një debat të ashpër ka filluar ta ketë edhe me ndërkombëtarët. Me ambasadorin italian, me ambasadorin e BE-së dhe me ambasadën e SHBA në Tiranë.
Ilir Meta në disa qëndrime të tij, shpesh të publikuara edhe nga zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi, kanë thënë se është shkelur Kushtetuta, është shkelur çdo parim dhe çdo rregull, janë bërë disa lojëra me ndërkombëtarët, në kurriz të Presidentit të Republikës.
Kreu i shtetit, dje në mbrëmje doli hapur fare. Pas artikulimit të një dite më parë, ai e tha qartë. Kërkon referendum.
Se përse dhe për çfarë ende nuk e dimë. Por, faktet të bëjnë të kuptosh se Ilir Meta kërkon ndryshimin e Kushtetutës, pasi ka thënë disa detaje në artikulimin e tij.
Ai tha se kemi një Kushtetutë të tradhëtuar. Pra, Kushtetuta e vitit 1998 ishte tradhëtuar disa herë. Këtu ka të drejtë presidenti Meta.
Kushtetuta e ?98-ës ka pasur dy ndërhyrje të forta dhe në të dyja rastet, Ilir Meta ka qënë kundër. Në rastin e dytë, në momentin e fundit ai u tërhoq dhe votoi ndryshimet Kushtetuese, por ishte më pas kundër ligjeve, të cilat qeveria i votoi vetëm me votat e saj.
Ai ka qënë kundër ndryshimeve të Kushtetutës në vitin 2008, të cilat iu bënë me marrëveshjen Berisha-Rama.
Më pas në vitin 2015-2016, me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, me Reformën në Drejtësi, goditjen e bënë të gjithë bashkë. Por, Rilindja bëri ca ligje dhe ndërhyrje të tjera të cilat e bënë Kushtetutën e vitit 1998 në një palo Kushtetutë, por që në fakt si e tillë u ngjiz që në fillim.
Në atë kohë, pra para rreth 21 vitesh, pak kohë pas vrasjes së Azem Hajdarit në 14 shtator, Shqipëria ishte në një situatë tepër kaotike. Menjëherë u gjet një hap dhe një mënyrë për të sjellë paksa stabilitet. Vendi të bëhej me Kushtetutë. U ndërtua një komision ku bënin pjesë Arben Imami, Sabri Godo, si përfaqësues të opozitës.
Në fakt, opozita e emëruar pasi në atë kohë Imami kishte qënë ministër Drejtësisë, Godo quhej aleat apo zgjatim i kryeministrit të asaj kohe, Fatos Nano dhe më pas i Ilir Metës, Majkos e kështu me radhë.
Një Kushtetutë që nuk u njoh në atë kohë nga Partia Demokratike. U bojkotua dhe u quajt si një hap i gabuar, pasi dha pasoja të forta në zgjedhjet e ardhshme. Bojkotin e demokratëve, socialistët e përdoren për manipulime zgjedhore në vitet 2000-2001, 2003 e në vazhdim, duke luajtur me listat elektorale.
Por, edhe pse e kontestoi fort Kushtetutën opozita, me ardhjen në pushtet të Sali Berishës e respektoi fort dhe nuk kërkoi ndryshimin e saj, por ia dha goditjen në marrëveshjen me Ramën në 2008, duke kërkuar një sistem tjetër zgjedhor, pasi Berisha e shihte se me mazhoritar, PD do ta kishte mjaft të vështirë fitoren në zgjedhje.
Duke ndjekur sondazhet dhe duke parë trendin politik në opinionin publik, Berisha bëri një marrëveshje, duke ngritur një koalicion, duke shfrytëzuar çdo hapësirë të sistemit zgjedhor dhe sërish nuk arriti dot të fitonte. Ai shkoi vetëm në 70 mandate dhe u detyrua të merrte Ilir Metën në krah, i cili kishte bërë dhe një grevë urie dhe e kishte kundërshtuar ashpër Kushtetutën e vitit 2008.
Më tej, Meta e tradhëton dhe shkon tek Edi Rama në vitin 2013, sjell socialistët në pushtet dhe qeveris me kreun e Rilindjes.
Kundërshton hapur dhe ashpër Reformën në Drejtësi, ndryshimet kushtetuese të asaj kohe, pra të vitit 2015-2016, të bëra me një ndërhyrje të fortë të ndërkombëtarëve dhe një dalje hapur. Kujtojmë këtu
qëndrimet e forta të ish-ambasadorit të SHBA, Donald Lu dhe ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin.
Në atë kohë, Ilir Meta në një fjalim të tij live në parlament iu drejtua ambasadorit amerikan, duke thënë se nuk ishte kundër Reformës në Drejtësi dhe se ato që thuheshin për të ishin fjalë.
Mesa duket tani jemi kthyer në të njëjtën situatë. Ilir Meta ka nxjerrë ?shpatën? sërish ndaj ndërkombëtarëve, duke kërkuar hapur tërheqjen e tyre nga ndërhyrjet që ata bëjnë për zgjidhjen e ngërçeve politike në Shqipëri apo përplasjeve të shumta politike, interpretimeve apo keqinterpretimeve që iu bëhen ligjeve dhe Kushtetutës.
Këtë të fundit e quajti të tradhëtuar, e quan me vlerë referendumin dhe Kushtetutën e vitit 1998 dhe nuk pranon ndryshimet e bëra dhe ndërhyrjet e tanishme.
Ka qënë i ashpër, i qartë dhe i fortë në qëndrime. Të gjitha faktet na thonë një dhe vetëm një argument. Ilir Meta kërkon ndryshimin e Kushtetutës./ CNA.al
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një rol mjaft ak...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha ka zgjedhur heshtj...
Presidenti Ilir Meta duket se nuk do të heqë dorë nga kërkes...
Ditët e fundit ka pasur një përplasje të fortë mes president...
Presidenti Ilir Meta ka ndëruar me Dekoratën e lartë “Nderi ...
Pas protestës së 16 shkurtit në Tiranë, opozita e drejtuar n...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Pas “shpërthimit” të presidentit Ilir Meta kundër ndërkombët...
Për Gjergji Bojaxhiun reforma në drejtësi është një grackë q...
Romina Kuko, Zv-ministre e brendshme ka reaguar për disa alu...
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i qenë prezent në...
Analisti Mentor Kikia i qenë prezent në emisonin “Pa Protoko...
Zëvendës kryetari i LSI-së, Luan Rama i ftuar mbrëmjen e sot...
Edhe pse ishte nisur nga Tirana për një ekspozitë të tijën n...
Skandalin që e ka bërë duke e fyer Kosovën në takimin e Ohri...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Në fillim të kësaj jave, pasi shpërtheu konflikti mes presid...
Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur pasditën ...
Pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit i cili m...
Presidenti i Republikës Ilir Meta në një konferencë të jash...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u zotua t'u ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...