web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Vagabondë dhe lecka të Edi Ramës”/ Meta lëshon gjuhën ndaj ambasadorëve

18 Nëntor 2019, 20:37, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta, ka vijuar me akuza ndaj ambasadorëve të huaj në Shqipëri. Sipas Metës ambasadorët janë kthyer në lecka të Edi Ramës.

“Janë disa diplomat emrat e të cilëve do ti përmendim edhe gjatë emisionit janë kthyer lecka të Edi Ramës. Mbështesin Edi Ramën.

Të gjithë e dinim që s?do të hapeshin negociatat në tetor. Nuk u hapën, dhe disa mbështesin sërish Edi Ramën, në çdo veprim të tij. Çdo vit shtohen kushtet. Po të kishim bërë reforma do të hapeshin negociatat

Janë bashkëpunëtarë të Edi Ramës. Se janë nja 200 milion euro që duhet të justifikohen për Reformën në Drejtësi.

Ata rrijnë gjithë ditën me Edi Ramën, se kryeministrit po i  bëre një kritik atij nuk të hap telefonin. Janë bashkëfajtorë, por unë do të jem shumë i qartë për çdo vagabond ndërkombëtarë që mendon të poshtërojë popullin shqiptar.

Një njeri që vjen te zyra e Presidentit të Republikës dhe bën sikur nuk di megjithëse i di të gjitha se ka ndenjur me Ramën. Nuk mund ta shantazhojë njeri presidentin e Republikës. Ta harrojnë këtë!?” u shpreh Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga