web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Ky Parlament nuk është normal"/ Duka: Moralisht jam pro shpërndarjes së tij

18 Nëntor 2019, 19:42, Politikë CNA

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar referuar fjalëve për një shpërndarje të mundshme të Parlamentit nga ana e Presidentit Meta.

I pyetur se, a mund të jetë kjo një mundësi e ardhur pas takimit të nesërm me Metën, në një intervistë në Ora News, Duka është shpreur se kjo ligjërisht i takon Presidentit dhe vendos ai.

Teksa deklaron se Parlamenti aktual nuk është normal, Duka ka thënë se është moralisht dakord për një shpërndarjen e këtij institucioni. Megjithatë, shton kreu i PAA-së, marrja e një vendimi të tillë është tepër i rëndësishëm dhe kërkon të studiohet me shumë kujdes.

?Unë nuk e di, sepse nuk jam unë që vendos, por është institucioni i  Presidentit. Të shprehem unë sot që jam dakord apo nuk jam dakord me shpërndarjen e Parlamentit është një barrë e rëndë për kaq formim sa kam unë. Mendoj që presidenti do ta marrë me shumë kujdes për të marrë një vendim që i takon apo jo presidenti. Është ai që e vendos. Një gjë mund të them, që ky nuk është një parlament normal. Një parlament i cunguar me 122 anëtarë. Nga ana tjetër, pavarësisht se mund të ketë elementë që bëjnë opozitë reale, për këtë të jemi realist, por shumica e këtyre njerëzve janë konfirmuar me pozitën dhe pothuajse kemi një parlament monopartiak. Moralisht do të isha dakord, ligjërisht nuk jam unë që e vlerësoj?, është shprehur Duka./CNA.al





Lajmet e fundit nga