web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta "i mbyll derën" e presidencës Borchardt/ Nuk është i mirëpritur

18 Nëntor 2019, 14:59, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta i ka mbyllur derën e presidencës, ambasadorit të OSBE në Shqipëri, Bernd Borchadt.

Ky vendim i Metës ka ardhur nisur nga fakti se Borchadt ka kundërshtuar dekretin e presidentit për zgjedhjet vendore dhe nga incidenti i ndodhur në kryeqytet ku ambasadori i tregoi gishtin e mesit disa protestuesve.

“Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë i paraqet komplimentat Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenghagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit MEPJ në Tiranë dhe u bën me dije se:
Z. Bernd Bochardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë përfiton nga rasti për t’i shprehur Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të MEPJ në Tiranë dhe vlerësimet e konsideratës më të lartë’, shkuhet në shkresën që presidenca i dërgon Zyrës së OSBE-së./CNA.al





Lajmet e fundit nga