web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Opozita si organizatë Jo Qeveritare”/ Manjani fajëson Metën: OJQ u katandis pas zgjedhjeve të 2017

18 Nëntor 2019, 13:50, Politikë CNA

Ish ministri Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e presidentit Ilir Meta lidhur me opozitën jashtë parlamentare.

Meta u shpreh në ?Opinion? se opozita e e Bashës dhe e Monikës është një OJQ (organizatë Jo Qeveritare).
Manjani shprehet se opozita u katandis OJQ parlamentare pas zgjedhjeve të 2017, ku vetë Meta ishte një faktor vendimmarrës.

?Ilir Meta ka thënë në emisionin Opinion se “Opozita e Bashës dhe e Monikës është një OJQ…” (organizatë Jo Qeveritare)
Po mirë, të paktën qenka Jo Qeveritare. Se mund të ishte edhe OJQ në Qeveri (dmth në parlament)…
Në fakt OJQ parlamentare u katandis opozita pas zgjedhjeve të 2017, ku vetë Meta ishte një faktor vendimmarrës?, shkruan Manjani./CNA.al





Lajmet e fundit nga