web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta e dëboi/ Duma: Borchardt është gjykuar tashmë

18 Nëntor 2019, 20:01, Politikë CNA

Ish deputetja e PD-së Grida Duma e fruar në Ora News, mbrëmjen e sotme ka komentuar veprimin e Presidentit Meta i cili e shpalli ?non grata? ambasadorin e OSBE, Bernard Borchardt.

“Unë nuk jam në gjendje të gjykoj arsyet edhe më të thella sesa deklarata e Presidentit. E kam parë Presidentin e Republikës në pozicionin e  një check and balance  të përhershme. Madje këtu kemi qene bashke, ku unë kam thënë që është mirë që Presidenti i Republikës sillet jo si noter i veprimeve të kryeministrit apo të Parlamentit apo të qeverisë, sepse pikërisht në këtë moment ku nuk kemi institucione të tjera, Presidenti i Republikës akoma më shumë duhet ta kryej këtë rol.

Sa i përket qëndrimit tim mbi ambasadorin unë mendoj se gjykimi i ambasadorit duhet të ishte i mjaftueshëm nga ato që quhen zyrat qendrore të Vienës, atje ku OSBE-ja e ka selinë dhe besoj se etika e veprimit të tij duhet të gjykohet nga qendra e tij me Vienë.

E shikoj me vend që ambasadori të vazhdojë të qartësoje pozicionin  e tij dhe unë mendoj që e ka kërkuar ndjesën për atë moment aspak të hijshëm. Por që po mendoj se duhet të flasin zyrat e Vienës që normalisht ata kanë etikën e tyre të punës dhe nëse nuk kanë folur apo nuk kanë marrë një qëndrim diplomatik tjetër do të thotë që është një incident që është gjykuar tashmë?, u shpreh Duma./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga