Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Ekrem Spahiu*
Forcat komuniste në mëngjesin e 17 nëntorit 1944 shkatërruan mauzoleumin ku preheshin eshtrat e Nënës Mbretëreshë Sadije dhe hynë triumfalisht në Tiranë si çlirimtarë, ?a thua se ai varr ishte gjermani i fundit?.
68 vjet më vonë, pikërisht më 17 nëntor 2012 me nismën e Partisë ?Lëvizja e Legalitetit? dhe mbështetjen e gjithanshme të Kryeministrit z. Sali Berisha, u kthyen në atdheeshtrat e Mbretit Zog Idhe u vendosën të prehenpërjetësisht nëmauzoleumin e rindërtuar nga qeveria, si një replikë e modernizuar e mauzoleumit origjinal, që ishte ndërtuar në dhjetor 1935. Kjo datë simbolike e ringritjes së tij dëshmon vullnetin e kombit shqiptar për ndreqjen e padrejtësive historike.
Ky moment shumë i rëndësishëm për autoritetin e shtetit shqiptar në demokraci u përzgjodhme rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisëpër shkakse shumë vite tëhistorisë së shtetit shqiptar lidhen me figurën e Ahmet Zogut.
Me VKM të posaçme, qeveria ngriti një komision ndërministror për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog Idhe organizoi një ceremoni madhështore.Për zbatimin e VKM ishin përfshirë drejtuesit më të lartë të: Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Tiranës dhe Istitutittë Monomenteve të Kulturës.
Mbreti Zog ndërroi jetë në Paris më 9 prill 1961 dhe eshtrat e tij preheshin te varreza ?Thiais Parisien?. Më 14 nëntor 2012 në Paris,nëpërmjet një ceremonie zyrtare dhe nderime ushtarake organizuar ngaProtokolli i Presidentit të Republikës franceze, në prani tëFamiljes Mbretërore Shqiptare, autoriteteve të larta të qeverisë franceze,delegacionit të qeverisë shqiptare, drejtuesve të PLL dhe shumë mbretërorëve të ardhur nga Shqipëria, Franca, Belgjika, Anglia, etj, u bë zhvarrimi dhe përgatitja e eshtrave të Mbretit Zog për t?i nisur në atdheun e vet.
Mëngjesi i 16 tetorit 2012 ishte shumë i veçantë në Rinas.Nërespekt të figurës madhore tëMbretit Zog kishindalëpër të pritur eshtrat e Mbretit të Shqiptarëve, mjaft personalitete të larta të shtetit si dhe mijëra qytetarë. Gjithçka ishte organizuarme përpikëri nga Protokolli i Shtetit. Arkivoli,i vendosur nëmakinën mortore dhe i mbuluar me flamurin shqiptar, nën marshet funebre të bandës frymore, kalon në mesin e simpatizantëve të Mbretërisë që ishin vendosur në dy anët e rrugësdhe niset në drejtim të Tiranës.
Më 17 nëntor, në Pallatin Mbretëror u zhvilluan homazhet në nderim të Mbretit Zog I. Princi Leka II, e fejuara e tij zj.Elia Zaharia dhe anëtarë të tjerë të Familjes Mbretërore, pritën autoritetet më të larta të shtetit shqiptar dhe Kosovës, përfaqësues të familjeve mbretërore,Zëvendëskryeministrin e Hungarisë, gjithë drejtuesit e partive politike në Shqipëri, ambasadorë, përfaqësues të klerit, drejtuesit politik shqiptarë nga Maqedonia, Mali Zi, Lugina e Preshevës dhe mijëra vizitorë nga të gjitha trevat shqiptare,të ardhur për të nderuar figurën e Mbretit Zog.
Pas homazheve,arkivoli me eshtrat e Mbretit Zog u vendosën në shtratin e topit, për t?u përcjellë drejt mauzoleumit të Familjes Mbretërore.
Personalitetet më të lartapolitike të kombit, në të dy krahët kufirit, shprehën vlerësimet maksimale për figurën e Mbretit Zog. Në fjalën e saj, Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga, evidentoi kontributin e jashtëzakonshëm të Mbretit Zog në ndërtimin dhe në konsolidimin e shtetit modern shqiptar:?Kthimi i eshtrave të ministrit, kryeministrit, presidentit dhe të naltmadhnisë së tij, mbretit të shqiptarëve Zog I, simbolizon drejtësinë hyjnore, paqen politike dhe pajtimin kombëtar. Shqipëria, nën udhëheqjen e Mbretit Zog, nga një vend i varfër dhe i pazhvilluar, fisnor dhe i përçarë, me kontradikta të shumta, u bë një vend modern i kohës, i unifikuar, me shtrirje të pushtetit dhe të administratës në çdo cep, me liri qytetare dhe me tolerancë fetare që ishte shembull për vendet e tjera?.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, ndër të tjera tha:?Sot, në prag të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, është një gjest shumë fisnik, një detyrim historik, moral dhe patriotik, që eshtrat e Mbretit Zog të prehen në vendin, të cilit ai i kushtoi vitet më të mira të jetës. Ky akt nuk është thjesht një detyrë qytetare dhe njerëzore, por edhe mundësi për të shlyer një detyrim, jo vetëm ndaj një Njeriu, por ndaj një epoke të tërë. Epokës së shtetformimit të Shqipërisë që e deshi dhe nisi ta vinte në jetë Mbreti Zog.Rivarrimi i tij sot, pikërisht aty ku shteti-parti i Diktatorit hodhi në erë varrin e nënës së tij, Nanës Mbretneshë, është simbolika e Shqipërisë që nukurren, por nderon, që nuk harron, por i jep secilit atë që meriton?.
Kryeministri z. Sali Berisha, theksoi se sot të gjithë shqiptarët përulen përpara veprës dhe kontributit të Mbretit Zog. ?Sot mbarë kombi shqiptar, nderojnë e përulen para veprës dhe kontributit të njërit prej burrave më të shquar të historisë së tyre kombëtare, Mbretit Zog I, që rikthehet në Atdheun e tij pas mërgimit prej së gjalli dhe së vdekuri në dhera të tjera. Shqiptarët përulen me nderim të madh para burrit që jetësoi pavarësinë e Shqipërisë?.(…) ?Ahmet Zogu nderohet sot për ndërtimin e shtetit shqiptar, kontributin historik që dha. Ahmet Zogu do të nderohet gjithnjë nga shqiptarët për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, për vokacionin e tij perëndimor. Në këtë kontekst nëse do bënim një vlerësim në raport me rrethanat ku jetoi, përpjekjet e tij për zhvillimin e shqiptarëve janë mbinjerëzore?.
Princ Leka, në emër të Familjes Mbretërore falenderoi kryeministrin Berisha për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog në atdhe dhe shprehu mirënjohje për personalitetet më të larta që vlerësuan veprën dhe kontributin e madh të Mbretit, dhënë për Shqipërinë. Dukefalenderuar pjesëmarrësit, Ai u shpreh:?Rishikimi i historisë së popullit tonë nuk fillon dhe mbaron sot. Eshtë një proces ende i gjatë dhe i vështirë për të zbuluar me objektivitet të vërtetat historike. Rindërtimi i mauzoleumit ka një rëndësi jo vetëm për Familjen Mbretërore, por për të gjithë kombin shqiptar?.
Pas fjalimeve të rastit, dy ushtarë të ceremonialit palosin flamurin kombëtar dhe ia dorëzojnë në mënyrë ceremoniale Princ Lekës. Nën tre breshëri me armë dhe të shtëna me top, arkivoli vendoset nga ushtarët e ceremonialit në banesën e fundit dhe me këtë gjest mbyllet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Mbretit Zog I në mauzoleumin e Familjes Mbreterore.
Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani shtroi një darkë në Pallatin Mbretëror, ku edhe i akordoi Naltmadhnisë së Tij Zogut I, Mbretit të Shqiptarëve ?Urdhrin e Flamurit Kombëtar?(pas vdekjes), me motivacionin: “Figurë madhore e qendrore e historisë së Shqipërisë, që hodhi themelet e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor europian.Ideator dhe realizues i administratës së parë të shtetit shqiptar, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor të niveleve të larta, që do t?i hapte rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të vendit.Personalitet që gjithë jetën e tij e lidhi me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve?.
*ish-deputet & kryetar i PLL
Zbulohen disa prej fotove të rralla të organizatës nacionali...
Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash duke ‘blinduar’ s...
Policia Rrugore vijon kontrollin në rrugën Tiranë-Elbasan dh...
Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për n...
Gjithçka që na rrethon, varet nga këndvështrimi. Ky është me...
Publikohet dëshmia e rrallë të Hysen Bajramit me origjinë ng...
Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 3 vjet e gjysmë mësuesin...
Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar mbas një ...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj tra...
Grupi i xhirimit të A2 arriti të hyjë në kampin Al Hawl në S...
Edhe ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj përplasje...
Gjatë një lidhjeje telefonike në Abc News, ish-deputetja dem...
Qemal Stafa lindi në Elbasan, më 12 mars 1921, nga një famil...
“La France” ka botuar, të martën e 2 dhjetorit 1913, në faqe...
Kjo është historia e panjohur e pjestarëve të mbledhjes them...
Një kompani minerare në Kukës është gjobitur me 52 milionë d...
Publikohet historia e panjohur e Natan Schachner, mjekut me ...
Në sajë të aksionit kundër informalitetit, drejtoria e Hetim...
Memorie.al publikon disa dokumente arkivore me letra, thirrj...
Memorie.al publikon historinë e panjohur të professor, Fejzi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...