web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndeshja Shqipëri-Francë/ Policia ‘blindon’ Air Albania, ja rrugët që do të bllokohen

17 Nëntor 2019, 11:12, Aktualitet CNA

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash duke ?blinduar? stadiumin e ri ku sot pritet që kombëtarja shqiptare  të përballet me Francën.

Sipas News 24, rreth 800 forca policie janë në terren për të monitoruar situatën.
Mësohet se në terren janë angazhuar FNSH, forcat operacionale, Rendi dhe Shqiponjat.

Ndërkohë në orën 12:00 do të hiqen të gjithë mjetet e parkuara në zonën e stadiumit. Po ashtu bëhet e ditur se do të lejohen vetëm mjetet e autorizuara nga federata, te cilat do i nenshtrohen kontrollit fizik dhe me qen anti eksploziv.

Në oren 17:30 do të bllokohen rrugët lidhëse me stadiumin, ndërsa e lirë do të mbetet vetëm rruga e Elbasanit dhe Unaza./CNA.al





Lajmet e fundit nga