Denoncimi/ Nuk i dha votën, kryebashkiakja socialiste i shemb shtëpinë qytetarit
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik mesazhin e një ...
Një investigim disa javor i emisionit “Fiks Fare” zbuloi korrupsionin e zyrtarëve të një burgu. Drejtorë burgjesh, shefa policie, gardianë dhe mjekë bashkëpunojnë me njëri tjetrin që të “lejojnë” një të burgosur të bëjë operacion. Dhe, e gjitha kjo, kundrejt një ryshfeti prej 2 mijë eurosh. Këta zyrtarë i zvarritën prej disa vitesh operacionin, duke rrezikuar që i burgosuri të mbetej i paralizuar. Me zë dhe figurë, “Fiks Fare” faktoi se këta zyrtarë i shtynë operacionin, vetëm e vetëm që ta “detyronin” që të paguante ryshfetin.
Nga kabina e burgut, i burgosuri tha se prej disa vitesh vuan dënimin për një krim. “Jam dënuar me 20 vite burg. Kur kam qenë në paraburgim, kam thyer këmbën. Kam bërë operacion dhe shkoi çdo gjë në rregull. E kam ndjekur sipas kartelës, konsultat, të gjitha. Mbushi një farë kohe, dy vjet sa e ka kjo, duhet të hiqja vidat, pllakat. Janë disa vida, se unë kam thyer kaviljen, janë disa shtiza, që ato duhen hequr pa mbushur dy vjet, për arsye që nuk duhet t’i zërë mishi” thotë ai.
Më tej shtoi se ka folur me doktorin e burgut Eduart Ruçi. “Më thotë do të çoj sot, do të çoj nesër. Prit një çik, prit një çik. Është çik dallaveraxhi ai. Jo këtë javë, jo të ngrohet koha, të ftohet koha. Si përfundim ma nxori urdhrin para dy javësh, për të bërë grafinë dhe konsultën. Vajta unë në Elbasan për të bërë konsultën, siç kishte dalë urdhri, edhe bëj grafinë unë dhe më thotë doktori si ke ecur ti dy vite. I thash unë s’kam mbushur kohën, s’më kanë sjellë këta. Jo më tha, njëra vidë ty të është hyrë në kockë. Kjo ka dashur hequr para kohe tha, kjo vida. Duhen hequr edhe këto shtizat tha” vijoi më tej ai, ndërsa shtoi se doktori i burgut i bëri me disa se nëse doktori i Elbasanit e merr përsipër kryerjen e operacionit, ai ka të drejtë ta bëjë ku të dojë ai.
“Nëse ai ta merr ty përsipër, ne do të bëjmë procedurat. Do shkosh në Spital të Burgut, në Spital të Burgut do të japim QSUT-në. Unë kam dy javë që nuk më jep njeri shpjegim. Ku di unë ça procedurash bëjnë. Jo do të çojnë në Tiranë, ku di unë ça marrëveshje, janë kokrra e dallaveres. Me pak fjalë, sa kuptova unë nga një gardian tjetër tha, jepi ndonjë lekë doktorit dhe e bën doktori atë pastaj” pohoi i burgosuri, ndërsa tha se do të takohet me mjekun dhe do na marrë sërish në telefon. Dy ditë më pas, i burgosuri telefonoi sërish redaksinë e “Fiks Fare” dhe tha se takimi mirë shkoi. “Ti duhet ta kishe takuar doktorin, ti kishe çuar njeri doktorit të Elbasanit. Ishte muhabeti që ta takojë njeri para se të bëhet operacioni, pastaj të më takojë njeri mua,mbase flas unë me drejtorë, me këto… Më tha një numër telefoni mua ai. Diçka, unë rri në Durrës, mund të më takojë një njeri tha” përfundoi i burgosuri.
Më pas, një bashkëpunëtor i “Fiks Fare” takon mjekun e burgut, Eduart Ruçi, i cili fillimisht është pak skeptik. Ai dyshon dhe, në takimin e parë, vetëm sa interesohet për bashkëpunëtorin e “Fiks Fare”. Pasi bëhet i besueshëm, mjeku i thotë se do e telefonojë sërish dy ditë më vonë, pasi të ketë vizituar më parë të dënuarin.
Pas dy ditësh, bashkëpunëtori i “Fiks Fare” dhe mjeku takohen në afërsi të Spitalit Ushtarak në Tiranë. Mjeku bën disa lëvizje, bën telefonata me doktorin në Elbasan, i cili nuk ia merr përsipër operacionin. Më pas, shkon te takojë një mjek në Spitalin Ushtarak dhe më pas, i thotë bashkëpunëtorit se “për 2 mijë euro” bëhet operacioni. Ai thotë se në këtë “lojë” nuk është i vetëm, por është edhe drejtori i burgut, shefi i policisë, madje edhe gardianë.
TAKIMI I PARË
(MES BASHKËPUNËTORIT TË “FIKS FARE” DHE MJEKUT EDUART RUÇI)
Fiksi ? Si je?
Mjeku i burgut ? Mirë. I Elbasanit je apo?
Fiksi ? L… Më ka rënë në qafë, se s?jam marrë ndonjëherë më të mo burrë.
Mjeku i burgut ? I kena çu! Dy tre herë i kena çu, po s?po e bëjnë (operacion). E kemi çuar për konsulta
Fiksi ? Kë duhet të takojë mo burrë i dheut?
Mjeku i burgut ? Ça lidhje ke me të? Me …?
Fiksi ? Unë e kam çun teze.
Mjeku i burgut ? Si e ke emrin ti?
Fiksi ? A… K…
Mjeku i burgut ? Të flasim me doktorë atje, ta çojmë.
Fiksi ? Ai më tha do iki nesër, tani, unë të them hapur, s?dua të merrem me shumë… unë flas hapur.
Mjeku i burgut ? Ça ka vrarë ai?
Fiksi ? Komshi të vetë ka vrarë me të atin… Problemi është te këto…
Mjeku i burgut ? I janë këputur ca vida atij.
Fiksi ? Po pra. Unë të them hapur, kaq këtu, kaq atje… I mbyll! Mua më ka zënë dhe ty të ka zënë se e kë për detyrë.
Mjeku i burgut ? Deri ça ditë je këtu the?
Fiksi ? Unë deri në 20 (nëntor) jam.
Mjeku i burgut ? Nesër do të shkoj ta vizitoj, se e kemi lënë nesër. Dhe pasnesër, pastaj po ashtu takohemi pimë ndonjë kafe. Nga ç?vend është ai, nga ç?vend i …? Nga …?
Fiksi ? Jo re, nga …
Mjeku i burgut ? …! Mbasnesër bëjmë muhabetet. Unë e kam ndihmu sepse…
Fiksi ? Më ka thënë… Unë them këtë…
Mjeku i burgut ? Unë e kam detyrim ligjor me e ndihmu. Po gjë tjetër ka pengesa, ka vështirësi.
Fiksi ? Më thuaj kaq, troç. Unë i kam për veten time, thuaj. Ti tërheq lekët t?i jap, të iki në punën time.
Mjeku i burgut ? Tashti të lëvizi unë?
Fiksi ? Po.
Mjeku i burgut ? Hajde gjithë të mirat.
TAKIMI I DYTË
Mjeku i burgut ? Unë tani e gjeta numrin e atij mjekut. Unë isha dje e vizitova. Pastaj e gjeta numrin e atij, ma solli një shok, doktorit ishalla…
Fiksi ? Mua fol vetëm kaq, troç. Merru me mua, të iki në punën time. Nuk kam kohë me u marrë, të flasim hapur.
Mjeku i burgut ? Ku e di unë sesa japin… sa ta kesh. Bisedoje me ta, as unë nuk e di. Atje te shëndetësia ku jam unë, do policia, do drejtori. Do ndahen. Pastaj më mbrapa ça do operohet atje ai, do kthej…
Fiksi ? Ti më thuaj…
Mjeku i burgut ? Ndaje mendjen.
Fiksi ? Ti më thuaj (shumën)?
Mjeku i burgut ? Bën vaki të them shumë, bën vaki të them pak, ku e di unë…
Fiksi ? Joo, doktor për këtu nuk e di…
Mjeku i burgut ? Sa, qysh, taksë…
Fiksi ? Jo, jo. Mua më thuaj zotni, kaq më bën në total.
(Flet në telefon me doktor Nelin)
Mjeku i burgut ? Alo, doktor Neli si je? Mirë je? Unë jam doktor Eduart Ruçi, doktor i Burgut të Peqinit. Kam sjellë një për konsultë … aty, që ka atë për heqjen e protezës më duket aty, që kishte bërë një konsultë. Pse, s?ka aty? Fole ti me ndonjë? Ok, të përshëndes, gjithë të mirat! Nuk e mori përsipër ky (doktori i Elbasanit). Ky që e ka vizitu, nuk e mora thotë se skam kohë, duhet te Spitali i Burgut në Tiranë. Ta shtrojmë atje te Spitali i Burgut dhe Spitali i Burgut ta sjelli këtu, është më keq. Këta duan 1500 euro për me e shtru. Fola këtu në prezencë. Ndajeni mendjen sa e keni bërë.
Fiksi ? Jo, jo, jo.
Mjeku i burgut ? Te unë s?humb gjo. Nëse do realizohet, realizohet. Në qoftë s?hy, unë t?ja lë burrit të huaj atje ku të më thotë, ose hajde prapë. Se nuk kam qejf këtë histori. Kam shtru në Spital të Burgut, te 1500 euro kanë dhënë. Veç me marrë doktorat, me marrë doktorat, me mor andej e këndej.
Fiksi ? Atëherë, më thuaj…
Mjeku i burgut ? Po të ishte në Elbasan, e kisha më shumë qejf atje se shkonte më pak, një rrugë, ashtu…
Fiksi ? Më thuaj, 5 lekë, 10 lekë, për 1 ditë ose 2, 1 javë, 1 muaj.
Mjeku i burgut ? Po s?e di as unë, se duhet me taku 7 veta. Me taku të gjithë, kështu. Dhe unë nuk e dijsha kush je, se këto punë janë me zarar. U sigurova, e thirra (të burgosurin). I thash më ka ardhur filani, më tha emrin A. K. Më tha kushëriri im që rri dhe gruaja ime dhe njerëzit e mi andej. Atëherë unë u qetësova, se s?di si me të fol, se kjo punë është me zarar o burrë. Se bën me të ndihmu… Se sa më bën mua puna dhe karriera, s?më bën mua ato lekët. Unë dua të dal andej me ashtu doktorët, sa kshu, hajt shëndet.
Fiksi ? Atëherë sa?
Mjeku i burgut ? Ku di unë, 100 euro më pak, 100 euro më shumë, se s?jam tu bë llafe, se ti ke me e ndihmu. Se s?kam hyrë unë të fitoj për vete.
Fiksi ? Më thuaj kaq bën, kaq! Shqip. Unë përgjigjem.
Mjeku i burgut ? Ti me the, prandaj erdha unë këtu, kastile.
Flet sërish në telefon
Mjeku i burgut ? Ku je Oljo, je këtu te puna? Edi, Edi jam ooo! Ça kati e ke? Te recepsioni apo te ortopedia? Ortopedinë e di unë o vllai. Hajt, hajt çiao. Do më presësh këtu, të shkoj njëherë unë atje?
Fiksi ? Po, po.
Mjeku i burgut shkon në Spitalin Ushtarak (Pas disa minutash…)
Mjeku i burgut – Këtu e bëjnë ata (në Spital Ushtarak), fola me e planifiku po problemi është se këtu s’e di a e ruajnë dot policia. Vjen tjetri e ta vret aty, a e merr vesh? Është problem
Mjeku i burgut – Mund të rrijë dhe shumë pak , le të vijë atje, e mor andej unë (Spitalin e Elbasanit) po…
Mjeku i burgut – Kur do ikësh ti njëherë për Itali?
Fiksi – Unë me 20 du me ik
Mjeku i burgut – 20 nëntor
Fiksi – më ka zënë e s’kam nga iki
Mjeku i burgut – A fol me atë ti (të dënuarin),të merr në telefon ?Foli se bën ndonjë gafë ndonjëherë ai, është mes njerëzve atje dhe thonë shko tako atë,punë lekësh,fillojnë e bëjnë ëëë do marrësh ndonjë lekë. Se s’e kuptojnë këtë të dënumit, janë jashtë realitetit
Mjeku i burgut – (Flet në tel ) O Mond a ike?CA më përzune mu? Këtu te kafja erdha, hë mo mbrapa ke parkingu. Ku jashtë o burrë? Po s’kemi një parking atje, e kena lon makinën këtu.
Fiksi – Kush ishte doktori?
Mjeku i burgut – Se unë e planifikoj këtu,nxjerr pordhë policia atje se u shkon menja kan morr leke, kan mor ato..
Fiksi – Po.
Mjeku i burgut – Edhe thonë nuk e çoj sot dot,por e kam planifiku. E mor atje, e çoj në spital të burgut, thonë prit se do e mbajmë sonte këtu, s’e bijmë sonte atje. Prandaj s’e mor dot përsipër. Unë zakonisht, p.sh marr ndonjë kafe kështu e i çoj, merren vetë njerëzit, unë bëj lidhjet. Po të rri unë e të merrem pastaj unë …
Fiksi – Unë nuk di kë me taku mor burrë.
Mjeku i burgut – Deri me 20 që je ti këtu, do merrem unë me këtë punë, t’a planifikoj e të thom unë pastaj.
Mjeku i burgut – Ato janë 1,2,3 katër vende me dhënë.
Fiksi ? Jam i detyruar, i kam hyrë kësaj valleje
Mjeku ? Ke terezi me shku 2000 operacioni euro me pagu?
Fiksi ? Ça të bëj?
Mjeku i burgut ? Thuaj atij të mos llapi atje se janë shumë ( flet për të burgosurin, të mos tregoi ). Të mbaroi hallin tan, ti e di shumë mirë s’merrem hiç. Ban kafja ime kaq po desh ene shnet. Nuk rri unë të marr koston e kërkujt.
Fiksi ? E zgjidh unë këtë muhabet. Nuk dua ta marr vesh njeri.
Mjeku i burgut – Se ata e kanë humbur realitetin, jo se ata e bëjnë me të keqe. Ata e bëjnë si pa të keqe ha mo se i dhashë kaq doktorit, mbaroi punë. Do flas unë me ato shokët. Kam hallin të bëj kokë më kokë, të bien dakord. Pastaj edhe të thonë pastaj e drejtoj vetë atë unë. S’e bëj sot, pas tre ditësh. unë them të bien dakord.
Fiksi – Atëherë do më thuash një llaf kur i takon e më kthe përgjigje, më thuaj çmimin
Mjeku i burgut ?Unë për 2 ? 3 ditë takohemi.
Fiksi – PO, e vendosim. Atëherë të përgatitem, që t’i jap në dorë, të përgatitem sa më shkon afërsish, me plus minus. Ke 2000 euroshi më the?
Mjeku i burgut ? Them unë kot unë një minimale po nuk e di me të bo llogaritë.
Fiksi – Bëj llogaritë më thuaj troç. Të mbeta borxh ti sjellë brenda ditës.
Mjeku i burgut ? Nuk e di unë a do ngelësh ti borxh a do të ngelem unë borxh./Tch
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik mesazhin e një ...
Një ditë më parë, Prokuroria e Tiranës deklaroi publikisht s...
Emisioni “Stop” mbrëmjen e sotme është ndalur në Durrës, për...
Në tre shkolla të Kamzës “Nënë Tereza”, “Demokracia” dhe “Ko...
Çmenduria e zaptimit të tokës vazhdon prej kohësh. Artan Lam...
Emisioni investigativ “STOP”, ka publikuar mbrëmjen e sotme ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal në Tep...
Gazetari investigative i kronikës së zezë, Artan Hoxha, ësht...
Për gazetarin investigative të kronikës së zezë, Artan Hoxha...
Që prej tre ditësh Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) nuk orf...
Në emisionin “Stop” në Tv Klan u trajtua këtë të martë çësht...
Pronën e një zotërie tani e gëzon dikush tjetër vetëm se u t...
Emisioni “Stop” në Tv Klan i rikthehet fenomenit të shitjes ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj ...
Shërbimi i dobët dhe mungesa e aparaturave në spitalet shtet...
Emisioni “Fiks Fare” ka trajtuar disa herë denoncimet e shum...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka bërë publik mesazhin e një...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Abi Malltezi ka...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e nj...
Ali Kapxhiu nga Lushnja vuan prej 9 vjetësh nga diabeti dhe ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...