web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kamera e fshehtë e STOP“/ Nxënësit shesin lirisht hashash në shkolla

5 Nëntor 2019, 20:21, Denoncim CNA

Emisioni ?Stop? në Tv Klan i rikthehet fenomenit të shitjes së drogërave në ambientet e shkollave. Para më shumë se një viti, më 25 Shtator 2018, emisioni ?Stop? denoncoi problematikën e shpërndarjes së hashashit në disa shkolla të Tiranës.

Në atë kohë reagoi Policia e Shtetit, duke u shprehur se do të shtonte kontrollet në shkolla.

Por një vit më pas, asgjë nuk ka ndryshuar. Ky fenomen negativ vijon të jetë prezent në shkollat e kryeqytetit. Përmes një personi të infiltruar, emisioni ?Stop? sjell me zë dhe me figurë me anë të kamerës së fshehtë se si nxënësit konsumojnë dhe shesin hashash. Më i madhi prej nxënësve është në vit të parë gjimnaz. I gjithë ky aktivitet ndodh në pjesën e pasme të shkollave. Rasti është filmuar në shkollën ?Besnik Sykja?, që edhe vitin e kaluar ishte pjesë e problemit.

Agjenti i emisionit ka komunikuar me nxënësit duke u kërkuar atyre se ku të gjente hashash. Ata i thonë se mjafton të ketë para dhe mund ta gjejë fare lehtë. Dhe kështu ndodhi. Të nesërmen, njëri prej tyre i sjell një qese hashash. Kushton 500 Lekë të reja. I infiltruari i ?Stop? porosit dy qese hashash, të cilët kushtojnë 1000 të reja.

Qyetari- Hë mo! Po e dridhni, hë?!

Nxënësi 1- E drodhëm një të gjatë, mos na kapi shteti, vetëm nji kshu.

Qytetari- Pse?

Nxënësi 1- Na doli ty përprara, na fiku ndjenjën.

Qytetari- Ke ndonji për mua?

Nxënësi 1- Jo, s?kena edhe kët e kena?

Qytetari- Po ku të gjej noi një unë?

Nxënësi 1- Nuk kam kshu, vetëm po të blesh, o shefo, nuk të jep njeri falas sot.

Qytetari- Po hë re, ku të blesh, për nanjë festë, për nanjë gjë?

Nxënësi 3- Po varet, kur e do ti?

Qytetari? Nesër!

Nxënësi 3- Nesër! Po pata fizkulturë unë, do të sjell unë.

Nxënësi 2- Më rob shpie, do na fikin portollambën! Po ku o ai më, o zemra? O, Dm ku o xxx më

Nxënësi 3- O, super fare, o zemra!

Qytetari- Hej, të vij, nesër unë sa lekë bën një nga kto mo?

Nxënësi 3? Një qese, 5 mijë lekë.

Qytetari- 5 mijë lekë!

Nxënësi 3- Po!

Nxënësi 4- Ta sjell ky nesër 5 mijë lekë.

Nxënësi 3- Nesër, ktu do jesh ?

Qytetari- Ça ore del nesër?

Nxënësi 4 ? Bëj i çik ?Chill? (Qetësim) atje te klasa ti me ktë kapelen!

Nxënësi 3- Në pushim!

Qytetari- Në pushim të gjatë?

Nxënësi 5- Jepi, hë mo, jepi shpejt!

Qytetari- 5 mijë lekë bën, do marr 2 copë, të më japësh 10?

Nxënësi 3- T?i them atyre çunave, t?i them të vijnë, se i kam çuna lagje.

Nxënësi 4- Qilazi ma jep pak, ta provoj atë!

Nxënësi 3- Provoje, ça bari është ai, e ça bari është ky!

Nxënësi 5- Ma jep pak ta provoj unë!

Qytetari- Vetëm të jetë i mirë, hë!

Nxënësi 5 ? Ai i lagjes!

Nxënësi 2- Hej, më i mirë ai imi!

Nxënësi 3- Hë, se kjo o super bar, s?o është i lagjes ky, tjetër!

Nxënësi 2 ? Ja i lëshoj pëllumbat ai, me rob shpie!

TAKIMI I DYTË

Qytetari- Ma solle?

Nxënësi ? Pooo!

Qytetari- Hë shyqyr, si je ti?

Nxënësi ? Ça je tu bo?

Qytetari- Hiç, hë mirë!

Nxënësi ? 2 copë deshe, hë?

Qytetari- Hë 2, merre 10-tshen!

Nxënësi ? Ja ku i ke, 2 copë!

Qytetari- Është i mirë ky?

Nxënësi ? Është super!

Qytetari- Hë!

Nxënësi ? Është super tritol. Po deshe, të bëjmë një tashi!

Qytetari- Po.. Na ma dridh një, po bëma me cigare!

Nxënësi ? Ke rizla?

Qytetari- Jo! S?ke ti me vete?

Nxënësi ? Jo jo! Ja, se ka ai shoku im.Vjen tashi.

Qytetari- Hë!

Nxënësi ? Ka ai shoku im them, vjen tashi.

Qytetari- Mirë!

Qytetari- Ti, ça klase je?

Nxënësi ? Unë?

Qytetari- Eee?

Nxënësi ? Unë jam në vit të parë.

Nxënësi ? Keni rizla, mo zemra?

Nxënësi 2- Jo, jo!

Nxënësi 3- Ça do vlla?

Qytetari- Na një rizla!

Nxënësi ? Hajt pra, na jep një rizla, se ty po të prisja!

Nxënësi 3? Na!

Nxënësi 2- Ta kqyr njëherë!

Nxënësi ? Është bar i mirë, më vdekshin robt!

Nxënësi 2- I ri është?

Qytetari? S?paska kokrra!

Nxënësi ? Jo më, ça thu ti?!

Nxënësi ? Po shih, sa pjalm ka mo zemër, e di sa dru të bën?

Qytetari- Hë!

Nxënësi ? Po shih, sa pjalm!

Qytetari- Unë kam vajtur në nja dy vende të tjera, s?kam gjetur!

Nxënësi 2- Ku?

Qytetari- Kshu nëpër shkolla kam qenë një- dy herë.

Nxënësi 2- S?kam qenë unë!

Qytetari- Hë!

Nxënësi 2- Kam unë mall të ri daku, as një muj s?ka, që është këput.

Qytetari- Me sa? Edhe ti me 5 mijë lekë?

Nxënësi 2- 5 mijë lekë!

Nxënësi ? 5 janë të gjithë!

Qytetari- Të gjithë me 5 mijë lekë!

Nxënësi 2- Boj 5-shen, hajde merre!

Qytetari- Të marr në telefon unë, mo burrë!

Nxënësi 2 ? Edhe me 1.5 gramë brenda ?full? (plot)

Nxënësi ? Ça ke më Strëpi, pse më bezdis në punë mu?

Qytetari- Edhe ti ke marrë, mo?

Nxënësi- Vështroje njëherë, me rob shpie!

Qytetari- Hë!

Nxënësi 3- Është si ai i djeshmi.

Nxënësi ? Edhe ky është super bar, e di ça bari është ky më?! Më vdekshin robt është super fare!

Qytetari- Hajde re, apo do ma japësh mua dhe ktë?!

Nxënësi- Jo, jo! Ia dha botrorit ai ktë.

Qytetari- Po gocat s?pinë ktu? Vetëm çunat pinë?

Nxënësi- Ça?

Qytetari- Gocat s?pinë ktu?

Nxënësi ? S?pinë, s?pinë.

Nxënësi 2 ? Gocat?

Qytetari- Hë!

Nxënësi- Gocat pinë fshehtas.

Nxënësi ? O xxx, a do vish t?ma bësh një teke gati? Na, na, boje!

Nxënësi 4- Kush e ka kët? barin?

Nxënësi ? Una e kam kët? barin!

Qytetari- Po kshu festa, gjëra, organizoni ju?

Nxënësi- Festa?

Qytetari- Hë!

Nxënësi ? ?Weed shop? (Dyqan hashashi)

Qytetari- Hë!

Nxënësi ? Weed shop!

Qytetari- Hëë Weed shop e kini??

Nxënësi ? Ishim te klasa.

Qytetari- Pse e ke pi në mëngjes?

Nxënësi- Poo, mora dhe një pako timen unë, që në mëngjes, fiks fare. Ja më, me ktë e pimë o?

Qytetari? Po s?u dallojnë ato mësueset në klasë?

Nxënësi ? Zysha, unë sa erdha, ma bojshin ato gocat, paske pirë cigare, që në mëngjes, hë?

Qytetari- Të dalluan?

Nxënësi- Zyshat? Po jo, se s?bohemi kshu spatë, me rob shpie?

Nxënësi- Na nona!

Qytetari- Rrofsh, do të marr në telefon për çdo gjë! /tvklan.al





Lajmet e fundit nga