web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Doli të kërkojë bagëtitë/ Zhduket i moshuari në Kolonjë

10 Nëntor 2019, 08:54, Kronika CNA

Një i moshuar në Kolonjë ka humbur kontaktet me familjarët pasi ka dalë për të kërkuar bagëtitë.

Sipas policisë, shtetasi Dhimitër Baze, rreth 74 vjeç, banues në fshatin Postenan, ka humbur kontaktet me familjarët, pasi ka dalë për të kërkuar bagëtitë në pronësi të tij, të cilat nuk ishin kthyer në banesë.

Forcat e Policisë, që prej mëngjesit të djeshëm, po krehin zonën për të bërë të mundur gjetjen e këtij shtetasi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al





Lajmet e fundit nga