web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vazhdon skandali me transportin publik në Tiranë/ Qytetarët presin me orë të tëra në stacion

7 Nëntor 2019, 14:57, Politikë CNA

Vështirësitë dhe problemet me transportin publik në Tiranë nuk janë një problem i panjohur, pasi qytetarët i hasin çdo ditë.

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin en jë qytetari në Tiranë i cili ankohet për vonesën e autobusave në stacion.

Sipas qytetatrit dixhital, njerëzit presin tek dogana çdo ditë nga 30 deri ne 60 minuta për autobusin që të çon në Kamëz.

Postimi i plotë i Berishës:

Denoncon transportin Tiranë ? Kamëz, stermunon qytetarët! sb

Mirembrema doktor Berisha !
Ne radhe te pare te uroj shendet .
Se dyti dua te ndaj me ju nje shqetesim qytetar sepse kemi mbi 30 minuta tek dogana dhe akoma ska kaluar asnje mjet transporti publik per ne Kamez , Institut cdo dite e njejta gje po ndodh , me vjen shume keq se jetojme ne kete Shqiperi ku kjo qeveri po na merr dhe kohen tone , sepse jemi ne pune gjithe diten edhe presim me nga 30-60 min nje autobus ne darke , ku kemi nevoj per pushim se neser kemi serisht pune .
Ju falenderoj e respekte per ju .
Ju uroj shendet!
Me respekt





Lajmet e fundit nga