web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PPP-të shkatërrimtare/ Buxhuku: Qeveria na injoroi, i propozuam përjashtimin e offshoreve nga tenderat

31 Tetor 2019, 22:08, Politikë CNA

Kryetari i Konfiindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka qenë pjesë online e emisionit “Opinion” të mbrëmjes së sotme, ku lulëzimi i “oligarkëve” është temë e diskutimit.

Gjatë diskutimit rreth kësaj teme, Buxhuku ndër të tjera, i ka vlerësuar si shkatërrimtare të ekonomisë dhe financave të buxhetit të taksapaguesve Partneritetin Publik Privat të njohur masivisht si PPP, ndërkohë që ka publikuar injorimin që i ka bërë qeveria propozimit për të mos lejuar pjesëmarrjen në tendera dhe PPP të kompanive offshore.

“Problemi është që këtu oligarkia është politizuar. Vetë politika promovon në biznese instrumente të vetat siç janë kompanitë e fshehura pas offshoreve dhe që përfitojnë prej PPP-ve. Kemi biznese që krijohen nga hiçi, emra të panjohur që regjistrohen në offshore. Që vënë dorë në Buxhetin e Shtetit përmes PPP-ve që i përfitojnë pa garë. Fitimi i tenderave  paargumentuar po i vjedh shqiptarët sot. I kemi dërguar një letër Qeverisë për të hartuar një ligj që të përjashtoj pjesëmarrjen e kompanive ofshore në PPP, por as sot nuk kemi marrë përgjigje?, theksoi Gjergj Buxhuku./CNA.al





Lajmet e fundit nga