web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Janë shkaktarë të krizës”/ Kryemadhi sulmon ambasadorët e huaj në Tiranë

30 Tetor 2019, 21:54, Politikë CNA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin ?Byro Politike?, është shprehur se ambasadorët janë përgjegjës për situatën aktuale politike në Shqipëri.

Sipas Kryemadhit, ndërkombëtarët nuk e kanë mbështetur djegien e mandateve, por kjo nuk e shqetëson, pasi, për të, ishte më e rëndësishme përkrahja e qytetarëve shqiptarë, se sa mendimi i ambasadorëve.

?Në shkurt ishim në rrugë dhe në sytë e ndërkombëtarëve Shqipëria ishte një ?Eldorado?.  Ndërkohë sot kemi një raport zyrtar të OSBE/ODIHR, që është një skaner për Shqipërinë. Ne kemi fituar sepse kemi demaskuar qeverinë më kriminale dhe të korruptuar.

Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë të drejtë opozitës, por nuk i kanë dhënë të drejtë për djegien e mandatave dhe kjo është një faturë që ne do ta paguajmë, sepse sot për mua më shumë vlerë ka përkrahja që më jep shoferi i taksisë, shoferi i minimarketiti tek lagja, shoferi i një kamioni, ai i papuni etj sesa të pi një gotë shampanjë apo një çaj me ambasadorët.

Ata janë shkaktarët e situatës sot, kur u kanabizua Shqipëria e mbani mend çfarë tha Romana Vlahutin? Ajo heshti për kanabizimin e vendit?, tha Kryemadhi./CNA.al





Lajmet e fundit nga