web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Godet deputeti i opozitës parlamentare/ Djegia e mandateve”kapriçio”, selia e Kuvendit e privatizuar

30 Tetor 2019, 21:51, Politikë CNA

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri, është pjesë e emisionit ?Arena?, ku po diskutohet rreth temës? Reforma Zgjedhore dhe marrëveshjet e fshehta.?

Duke folur për misionin e opozitës parlamentare, pjesë e të cilës është, Valteri, ka hedhur akuza të forta mbi liderët e partive të mëdha, tek të cilët, sipas tij: ?kolliten të gjithë biznesmenët e mëdhenj?, dhe që e kanë privatizuar selinë e Kuvendit.

Për të gjithë ata që mendojnë se opozita e re është patericë e pushtetit të Ramës u them me plot gojën se jemi patericë e qytetarëve. Djegia e mandateve ka qenë kapriço e mosplotësimit të pazareve që këta njerëz kanë pasur me njëri-tjetrin.

Ne po kërkojmë ndryshim sistemi por me shumë të drejtë Ambasadori thotë se jemi mbytur në një pikë ujë. Kemi firmosur 39 njerëz dhe themi do të ndryshojmë sistemin.

Plaça unë nëse të 39-ë e dinë se çfarë do të thotë. Ndryshimi i sistemit do të thotë të shkërmoqësh një marrëveshje 30 vjeçare, një privatizim që i kanë bërë selisë së Kuvendit. Të gjithë biznesmenët e mëdhenj kolliten te partitë e mëdha që japin lekët?, ka thenë deputeti Valteri./CNA.al





Lajmet e fundit nga