Qeveria e re/ Albin Kurti takohet me Vjosa Osmanin: Kosova do të dalë nga kriza
Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti është takuar ...
Pas rezultateve të dobëta të CDU-së konservatore në zgjedhjet në Lindje, brenda partisë nuk kursehen kritikat. Njëri nga kritikët e quan qeverinë Merkel “tmerrësisht të dobët”.
Annegret Kramp-Karrenbauer nuk tingëllon shumë e lumtur, kur takohet të hënën me përfaqësuesit e shtypit. Ajo flet për një “ditë të hidhur për CDU” dhe në të njëjtën kohë e di se dita mund të ketë pasoja të hidhura për të si drejtuese partie – dhe pasardhëse të mundshme të Merkelit. CDU-ja konservatore ra në vendin e tretë në zgjedhjet në landin gjerman lindor të Tyringisë të dielën.
Partia E Majta dhe partia populiste Alternativa për Gjermaninë (AfD) arritën të bindin më shumë votues sesa partia e drejtuar nga Kramp-Karrenbauer. Një shuplakë zgjedhore, që bën që karrigia e saj, që tashmë po lëkundet, të lëkundet edhe më tej.
Që kur kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi se do të hiqte dorë nga kryesia e CDU-së dhe se nuk dëshiron të kandidojë më për kancelare në zgjedhjet e ardhshme federale në vitin 2021, është ndezur lufta për pasardhësin e saj në parti. Vërtet që kandidatja e preferuar e Merkelit, Annegret Kramp-Karrenbauer, e fitoi me diferencë të ngushtë votash kryesinë e CDU në kongresin e Partisë vitin e kaluar, por e padiskutueshme ajo nuk është aspak.
Pak djathtas, ju lutem
Jo pak vetë në parti kritikojnë faktin që Angela Merkeli në 14 vjetët kur e drejtoi ajo, e ka zhvendosur CDU-në më tej në të majtë. Ata kërkojnë një profil të qartë konservator, si recetë për sukses kundër populistëve të djathtë të AfD-së që janë forcuar. Kjo parti fitoi shumë vota jo vetëm në zgjedhjet në Tyringi, por edhe në dy zgjedhje të tjera në Gjermaninë Lindore vendin e dytë përsa u përket votave.
Për shumë vetë, Friedrich Merz, një kundërshtar i përjetshëm i Merkelit, konsiderohet figurë simbol dhe bartës i shpresës në këtë drejtim. Megjithëse ai i humbi zgjedhjet për kryesinë e partisë kundër Kramp-Karrenbauer-it dhe aktualisht nuk ka ndonjë post politik, ai merr pjesë shumë aktiv në debatin e brendshëm politik mbi CDU.
Pas zgjedhjeve të Tyringisë, ai e përshkroi në një intervistë me kanalin televiziv gjerman ZDF, qeverinë federale si “tmerrësisht të dobët”. Performancën e dobët të partisë së tij, ai ia faturon veçanërisht Angela Merkel-it. Ai e akuzon atë për “mungesë orientimi” dhe thotë hapur se nuk mund ta përfytyrojë që kjo lloj qeverisjeje të zgjasë edhe dy vjet të tjerë. Kramp-Karrenbauer nuk e sulmon drejtpërdrejt Friedrich Merz-in, por e pranon se në konferencën e partisë CDU në nëntor letrat mund të përzihen sërish.
Kramp-Karrenbauer i konfronton ballas kundërshtarët
Një person që – me sa duket – do të dëshironte ta shihte Merz-in në krye është Tilman Kuban, kryetari i Konservatorëve të Rinj. Junge Union (Bashkimi i Ri) kërkon që për kancelarin të votohet një votim direkt të bazës. Megjithëse organizata e rinisë e CDU-së thekson se me këtë do të tërheqë sa më shumë anëtarë të partisë, shumë e shohin këtë hap si fyerje ndaj Kramp-Karrenbauerit, e cila – po të ketë sukses propozimi i votimit të bazës – nuk do të ishte automatikisht kandidate për kancelare si kryetare partie që është.
Ishte Kubani ai që e shtroi “çështjen e drejtimit” të partisë menjëherë pas zgjedhjeve të Tyringisë në Kryesinë Federale të CDU-së, siç e njoftoi vetë Annegret Kramp-Karrenbauer për shtypin – duke e komentuar drejtpërdrejt. “Ai që mendon se kjo çështje duhet të vendoset këtë vjeshtë, ka mundësi ta bëjë këtë në Kongresin Federal të Partisë.” Kongresi Federal i CDU-së është vitin e ardhshëm. Edhe nëse deri atëherë karrigia e saj mund të lëkundet edhe më shumë: që të dorëzohet, Kramp-Karrenbaueri edhe pas shuplakës së këtyre zgjedhjeve, nuk duket se e ka në mendje.
Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti është takuar ...
Duket disi e çuditshme në vendin tonë, të dëgjojmë se djali ...
Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini para larg...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj i është p...
5000 mijë vota të diasporës janë shkaku që po vonohet shpall...
Policia serbe ka plagosur rëndë një shqiptar në Medvegjë.Laj...
Rreth një ton drogë me destinacion Belgjikën është sekuestru...
Autoritetet turke kanë shkatërruar një rrjet celulë të Shtet...
Një qen i ushtrisë amerikane, i cili ndoqi deri në vdekje në...
Disa ditë pas vrasjes së liderit të Shtetit Islamik, Al Bagd...
Një person ka betur i plagosur rëndë pas një sulmi me thikë ...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka folur sër...
Në veri të Sirisë njerëzit po luftojnë me jetën dhe vdekjen....
Forcat speciale që ndoqën dhe vranë liderin e Shtetit Islami...
Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se ai mund të ...
Politikani Matteo Salvini i së djathtës ekstreme ka shënuar ...
Presidenti i Këshilit të BE-së, Donald Tusk ka konfirmuar më...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Turqisë,...
Nesër pritet që përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) të...
Udhëheqësi i Shteti Islamik (ISIS), Abu Bakr al-Baghdadi, ës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...