Njësia amerikane që vrau Al Baghdadin, as Pentagoni nuk e pranon që ekziston!
Forcat speciale që ndoqën dhe vranë liderin e Shtetit Islami...
Në veri të Sirisë njerëzit po luftojnë me jetën dhe vdekjen. Ndërsa qeveria gjermane nuk e ka problem që edhe këtë skenë ta përdorë për grindje të brendshme politike, kritikon Jens Thurau.
Dikur në kohërat e qeverive stabile në Gjermani, ka pasur një rregull: Të gjithë duhet t’u përmbahen vendimeve të përbashkëta. Kjo ka nënkuptuar që çështjet të sqarohen fillimisht brenda koalicionit, e më pas të dilet në opinion. Një rregull tjetër thotë: Në botën e jashtme asnjë anëtar i qeverisë nuk e kritikon ndonjë anëtar tjetër të qeverisë. Këto janë edhe shkaqet, pse Gjermania është trajtuar një kohë të gjatë si vend shumë stabil politik.
Në koalicionin e tanishëm, të ashtuquajturin “koalicioni i madh”, këto gjëra nuk vlejnë më. Para një jave ministrja e Mbrojtjes ka propozuar krijimin e një zone të sigurisë në veri të Sirisë, të kontrolluar nga forcat ndërkombëtare. Por edhe njëherë: Një zonë e këtillë duhet të mbrohet prej 30.000 ushtarëve me një mandat të madh. E kur gjermanët propozojnë diçka të tillë, ateherë kjo nënkupton që edhe vet duhet të dërgojë ushtarë. Këtu po flasim pra për një temë vërtet shumë të rëndësishme, një çështje që ka të bëjë me jetën dhe vdekjen!
Propozimi i përgatitur keq
Por Annegret-Kramp-Karrenbauer nuk është vetëm ministre e Mbrojtjes. Ajo është edhe kryetare e partisë kristiandemokrate të Gjermanisë, CDU. Ajo e ka harmonizuar këtë propozim me kancelaren Angela Merkel, ndërsa ministrin e Jashtëm Heiko Maas e ka informuar vetëm me SMS. Pa dhënë detaje. Më pas del e vetme në opinion me këtë propozim. Propozimi mbase mund edhe të ketë mbështetje, por ministrja nuk ka pasur pothuajse aspak kohë për të përgatitur opinionin për këtë ide. As partnerët në botën e jashtme nuk i ka informuar më parë.
Ndërsa ministri i Jashtëm i ofenduar kumton papritur se do të udhëtojë spontanisht për vizitë në Turqi. Tema e njëjtë – gjendja në rajonet e veriut të Sirisë. Pas ndërhyrjes së forcave turke jeta e banorëve të atjeshëm është vështirësuar. Por kjo dramë duket se nuk qenka kaq e madhe sa të mos përdoret për grindje të vogla në koalicion. Për debatet me karakter më shumë teorik nuk ka kohë, tha Maas, duke kundërshtuar kolegen e kabinetit qeveritar – para kamerave në Turqi.
Pushtetmbajtësi autokratik Erdogan mund të arrijë vetëm në një konstatim: Nga kjo qeveri gjermane vërtet nuk duhet të ketë frikë. Përshtypja fatale që imponohet është se Maas ka shkuar në Turqi për t’ia hedhur shefes së CDU. Ndërsa Angela Merkel rri në zyrën e kancelarisë dhe bën sikur kjo çështje s’ka të bëjë fare me te. Propozimin e Kramp-Karrenbauer e quan të mirë – por këtë e tha me mjaft vonesë. Kaq.
Duket se ka humbur dëshira për bashkëqeverisje
Shumicën e mandateve të qeverisjes së saj, ndërkohë 14-vjeçare, Angela Merkel e ka kaluar në kabinetin e përbashkët me partinë socialdemokrate, SPD. Shumica ka qenë konstante, ndonëse SPD kohët e fundit ka shënuar rënie të madhe. Ka pasur pra mjaft kohë për ripërcaktimin e rolit të Gjermanisë, në çështjet ndërkombëtare. Për të vepruar së bashku në kryerjen e reformave. Por kjo nuk është bërë. Për momentin duket se secili po bën çfarë po do. Duket se koalicioni e ka humbur dëshirën për bashkëqeverisje.
Në çështjen e Sirisë vendosin fuqi të tjera, Gjermania nuk është këtu ndonjë lojtar i madh. Rusia, Turqia, pushtetmbajtësi në Siri Assad – janë vendimtare. Si shumë herë të tjera, Gjermania është një moderatore, një avokate e zgjedhjeve paqësore. Ky vetvetiu nuk është ndonjë rol i keq. Por kjo qeveri ka arritur të ngushtojë edhe këtë hapësirë./ DW
Forcat speciale që ndoqën dhe vranë liderin e Shtetit Islami...
Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se ai mund të ...
Politikani Matteo Salvini i së djathtës ekstreme ka shënuar ...
Presidenti i Këshilit të BE-së, Donald Tusk ka konfirmuar më...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Turqisë,...
Nesër pritet që përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) të...
Udhëheqësi i Shteti Islamik (ISIS), Abu Bakr al-Baghdadi, ës...
Ka shkuar në 42 numri i viktimave nga protestat në Irak. Fil...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i pranishëm në Sami...
Rusia tha se një divizion i sistemit të saj të mbrojtjes rak...
Policia britanike ka arrestuar një burrë dhe një grua për vd...
Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së kanë dështuar,...
Policia e Kosovës njoftoi të enjten se ka arrestuar tre zyrt...
Ish-zyrtari i lartë i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë ...
Zbulohet kombësia e 39 trupave të pajetë që u gjendën brenda...
Kompania Google njoftoi për një arritje historike në teknolo...
Pas jo-së ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në opinio...
Zyrtarët e KQZ-së në Kosovë kanë rifilluar procesin e shqyrt...
Gjenden 39 trupa të pajetë në një kamion në Essex në Angli.S...
Parlamenti britanik votoi kundër planit kohor të kryeministr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...