Foto-Nis verifikimi i votave të ardhura nga Serbia/ stafi i KQZ-së i veshur si në Çernobil
Zyrtarët e KQZ-së në Kosovë kanë rifilluar procesin e shqyrt...
Pas jo-së ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në opinionin gjerman po kërkohen alternativa më të besueshme për zgjerimin e BE së.
Komentatorët e mediave kryesore opinionformuese janë të mendimit se Bashkimi Evropian me këtë shtyrje te re po e humb përfundimisht besueshmërinë e tij në Ballkan.
Keno Versek, në Spiegel Online (21.10.19),në analizën me titull ” Keine EU-Beitrittsgespräche für Albanien und Nordmazedonien: Demütigung aus Brüssel (Jo bisedime anëtarësimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Shkurajim nga Brukseli), konstaton se me këtë “shkelje fjale”, BE-ja i hoqi vetes mundësinë që të ndërhyjë në mënyrë paqësuese dhe nxitëse në Ballkanin Perëndimor. Ai paralajmëron se tani mund të kthehen në normale shkeljet e disa premtimeve të tjera, të cilat deri tani kanë qenë tabu:
– Rifillimi i dialogut midis Serbisë dhe Kosovës nën ombrellën e BE-së, mesa duket është hequr përfundimisht nga tryeza. Ai mund të bëhej nën ndikimin e dy të ngarkuarave të posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Palmer dhe Grenell. Më e mundshme është që lufta diplomatike mes dy vendeve të intensifikohet.
– Skenari i “Shqipërisë së Madhe” – bashkimi afatgjatë i Shqipërisë dhe Kosovës – mund të zinte vend si një perspektivë reale afatgjatë politike.
– Në Bosnjë-Hercegovinë, përfaqësuesit politikë të kroatëve dhe sidomos të serbëve përreth Milorad Dodikut do ta vënë edhe më tej në dyshim shtetin bosnjak sikurse tani, dhe do të punojnë për të realizuar skenarë separatistë.
– Vendimi është një goditje e fortë për aktorët e shoqërisë civile të rajonit dhe një sinjal që i inkurajon sundimtarët e tipit të presidentit të Malit të Zi, MIlo Gjukanoviç, që të vijojnë edhe më intensivisht me korrupsionin dhe nepotizmin.
Kinse reforma për kinse anëtarësim
Në një editorial të publikuar në numrin e së mërkurës (23.10.2019) të Frankfurter Allgemeine Zeitung me titull “Balkan ade!” (Lamtumirë, Ballkan!), korrespondenti i kësaj gazete në Ballkan, Michael Martens, e thotë hapur se premtimi për anëtarësim po bëhet gjithë e më i pabesueshëm dhe kërkon një debat të hapur për perspektivën evropiane të premtuar në vitin 2003, në samitin e Stambollit, sepse sipas sondazheve as shumica e popullsisë së BE-së nuk dëshiron zgjerimin. Dhe mungesa e seriozitetit duket se është nga të dyja palët:
“Me përjashtim të Maqedonisë së Veriut, ku së fundmi vërtet që u pa një zell i madh për reforma, për të tjerët vlen të thuhet. Qeveritë e vendeve që dëshirojnë të anëtarësohen bëjnë sikur bëjnë reforma, dhe vendet e BE-së bëjnë sikur janë me të vërtetë të interesuar për një anëtarësim. Të dy nuk e kanë seriozisht.”
Më tej shtron analisti pyetjen se si do të vazhdojë më tej në këtë ardhmen.
“Ky manipulim i ndërsjellë mund të vazhdojë edhe ca kohë: Kinse reforma këtu e kinse qasje atje. Por do të ishte një humbje kohe për të dyja palët, shkruan Martens dhe kërkon: “Ka ardhur koha për një debat të ri për procesin e zgjerimit, a do të duhet të ripërtërihet, apo të zëvendësohet nga një politikë e re.”
Modele të reja
Andreas Ernst, korrespondent për Ballkanin i gazetës Neue Zürcher Zeitung (NZZ) në një artikull botuar të titulluar “Draußen vor der Tür” (Jashtë te pragu) botuar për gazetën gjermane “Das Parlament” (21.10.2019) , thotë se duhet diskutuar për modele të reja: “Ato duhet të nisin te ekonomia për të rritur kësisoj gradualisht standardin e jetesës derisa ai të afrohet me atë të BE-së duke parandaluar kështu largimin e të kualifikuarve nga vendi.” Ernst citon ekspertin e Evropës Juglindore të Fondacionit “Wissenschaft und Politik”, Dushan Reljiç, i cili propozon “që qysh sot vendet e Ballkanit Perëndimor që tani të përfitojnë nga fondet e strukturës dhe kohezionit të BE-së, që do të mundësonte edhe forcimin e infrastrukturës.”/ DW
Zyrtarët e KQZ-së në Kosovë kanë rifilluar procesin e shqyrt...
Gjenden 39 trupa të pajetë në një kamion në Essex në Angli.S...
Parlamenti britanik votoi kundër planit kohor të kryeministr...
Senati amerikan miratoi Protokollin për anëtarësimin e Maqed...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur për dialogu...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes ka kërkuar krijimin e një zon...
Qeveria greke qendron e tërhequr lidhur me zgjedhjet e parak...
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mbrëmjen e djesh...
12 numëruesit e votave dhe komisionerët e KQZ së Kosovës të ...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut ...
Ministri britanik i shtetit dhe i ngarkuar për Brexitin Mich...
Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë i shkallës Rihter ka godit...
Eskorta e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, u aksident...
I shqetësuar nga një destabilizim i rajonit, në një intervis...
Kryeministri Boris Johnson i ka kërkuar Bashkimit Evropian, ...
Në një kohë që Brukseli heziton t’i afrojë vendet e Ballkani...
Sot, pritet që liderët politikë të Maqedonisë të takohen për...
Një vajzë e mitur ka gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit ...
Pas dështimit të marrjes negociatave me BE, për Shqipërinë d...
Parlamenti britanik ka rrëzuar marrëveshjen e kryeministrit ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...