Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Në dekadën e fundit (2008 ? 2018), 622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor.
Numri më i lartë i lejeve të dhëna ka qenë në periudhën 2008-2010. Rekordi është shënuar në vitin 2008 me gati 100 mijë leje, dhe ka zbritur në 75 mijë në 2010-n, që përkon dhe me emigracionin e lartë të asaj kohe.
Më pas është shënuar një rënie e ndjeshme e numrit të lejeve, ku minimumi u arrit në 2013-n, me rreth 31.2 mijë leje. Rigjallërimi i ciklit të emigracionit shënoi edhe rritjen e lejeve në vitet e mëpasshme, duke arritur në 2018, me rreth 62.5 mijë të tilla, niveli më i lartë që nga viti 2010.
Sipas shteteve, rekordin e mban Italia, me 308 mijë leje të dhëna në dekadën e fundit, ose rreth 50% të totalit. Në vend të dytë, Greqia, me 224 mijë leje (36%).
Nga të dy këto shtete është shënuar një rënie të ndjeshme të lejeve të qëndrimit vitet e fundit në raport me periudhën 2008-2010. (shiko grafikët e lejeve nga Greqia e Italia). Në të kundërt, rritje të ndjeshme vitet e fundit ka shënuar dhe Gjermania, që ka dhënë gjithsej 28 mijë leje, nga të cilat 10 mijë i ka dhënë vetëm në 2018-n. Gjermania së fundmi është kthyer në destinacion të preferuar të profesionistëve shqiptarë, pasi për shkak të mungesës së fuqisë së kualifikuar punëtore, ekonomia më e madhe e Europës po josh infermierë, IT, inxhinierë (shiko grafikun më poshtë, lejet e qëndrimit dhënë nga Gjermania).
Mbretëria e Bashkuar është në vend të katërt me mbi 3 mijë leje në vit gjatë 2017-2018 (total gati 20 mijë). Më pas renditet Franca, me 10.7 mijë leje, ku dy vitet e fundit janë dhënë rreth 2 mijë leje në vit.
Lejet e dhëna të vitin 2018 rriten me 20%
Në Bashkimin Europian, vetëm për vitin 2018 janë dhënë 62,525 leje qëndrimi për herë të parë për shqiptarët, duke shënuar rritje me 20% në krahasim me një vit më parë. Në 2017-n, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat janë dhënë rreth 51 mijë leje qëndrimi.
Në Itali dhe Greqi, shqiptarët renditen të parët për nga numri i lejeve të dhëna. Kështu, Greqia në total ka dhënë për të huajt 35,571 leje qëndrimi, prej të cilave 16,900 janë dhënë për shqiptarët, apo rreth 47%. Ndërsa në vend të dytë renditen Kina me 12.7% dhe Gjeorgjia me 6.9%.
Në vendin tjetër fqinj, Itali, janë dhënë në total mbi 238 mijë leje qëndrimi, ku edhe këtu shqiptarët zinin vendin e parë me 23,147 leje qëndrimi, apo 9.7% e totalit, duke u ndjekur nga marokenët me 20 mijë leje qëndrimi dhe nigerianët me gati 15 mijë leje.
Në të gjithë Bashkimin Europian janë dhënë në total 3,2 milionë leje qëndrimi. Pjesa më e madhe e tyre janë dhënë për arsye familjare me rreth 28.4% të totalit, ndërsa në vend të dytë renditen arsyet e punësimit me rreth 27.5% të totalit, të ndjekur nga arsyet e shkollimit apo rreth 20%, ndërsa arsyet e tjera zinin rreth 24%.
Për sa u përket lejeve të dhëna për shqiptarët, në vitin 2018 rreth 34 mijë leje qëndrimi janë dhënë për arsye familjare, ku njerëz që punojnë dhe jetojnë në BE, marrin dhe familjarët e tyre. Në vend të dytë renditet lejet e qëndrimi për arsye punësimi, ku Be-ja dha 9900 leje, rreth 76% më shumë se një vit më parë.
Lejet e qëndrimit të dhëna për arsye të tjera ishin në total 15597 të tilla, apo 24% e totalit. Ndërsa për arsye shkollimi në 2018-n u dhanë 2587 leje.
Rreth 65% e lejeve në total ishin në Itali dhe në Greqi, ndërsa një peshë të konsiderueshme zinin dhe lejet e dhëna nga Gjermania, përbënin rreth 17% të totalit të lejeve./Monitor
Prej orës 11:00 të paradites së sotme, pedagogë e studentë p...
Festat kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit, shumë shqiptarë, sid...
Shtjella ciklonike e poziconuar në gadishullin Apenin po a...
DASHI 21. mars – 20. prill Dite me shume fat ka për te qene...
Grupi Balfin lançon Programine Besnikërisë Happy, i cili shë...
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve,...
28 Tetor 2019 – Vodafone Albania njoftoi sot nënshkrimin e m...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Kanë kaluar dy javë nga fillimi i vitit të ri akademik në un...
Banorët e Mirditës janë ngritur në protestë kundër ndërtimit...
Kreu i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron...
Mbrëmjen e djeshme ka rënë tavani i një prej godinave në Qyt...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Moti mbi vendin tonë ditët e para të javës do të vijojë të j...
DASHI 21. mars – 20. prill Nëse nuk doni te keni probleme d...
Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, ndryshe nga ...
Rreth 900 fëmijë nën moshën 12 vjeç janë infektuar nga viru...
Megjithse ditë pushimi zyrtar, banorët e fshatit Kaçinar ka...
“Nëse po mendon të largohesh, mos ik, mendoje edhe njëherë! ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...