web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtori i AKU “zbarkon” në Kapshticë/ Trau i asnjë dogane nuk do të ngrihet për ushqime që nuk plotësojnë standarte

28 Tetor 2019, 15:15, Sociale CNA

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, Robert Lili në kuadër të intensifikimit të kontrolleve, monitorimin e planit të veprimit dhe kontrollin e zbatimit të ligjit monitoroi Pikën e Inspektimit Kufitar Kapshticë.

Gjatë kontrollit në një nga pikat kryesore doganore në vend Lili vendosi theksin tek zbatimi me rigorozitet të ligjit, forcimin e kontrolleve për çdo ngarkesë me produkte ushqimore që tenton të futet në vendin tonë për konsum human.

Duke theksuar se ?Trau? i asnjë pike doganore nuk do të ngrihet për asnjë ngarkesë ushqimore që nuk plotëson standartet e parashikuara nga Legjislacioni Shqiptar, Lili kërkoi nga ana e inspektorëve të veprojnë konform ligjit dhe me mbështetjen e plotë të tij për të garantuar sigurinë ushqimore në vend.

Tolerancë zero ndaj çdo tentative për të mashtruar nëpërmjet praktikave të importit në dëm të shëndetit të konsumatorëve Shqiptar, pikat e Inspektimit kufitar janë pika nevralgjike në shërbim sfidës për mbajtjen pastër të tregut dhe garantimit të sigurisë ushqimore.





Lajmet e fundit nga