web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapriçot e motit/ Ja sa do arrijnë sot temperaturat

29 Tetor 2019, 07:14, Sociale CNA

Shtjella ciklonike  e poziconuar  në gadishullin Apenin po afrohet gradualisht drejt Ballkanit perëndimor duke ndryshuar kushtet atmosferike në vendin tonë.

Për ditën e sotme, moti do të jetë me alternime kthjellimesh vranësira mesatare deri të dendura.

Era do të jetë e vrullshme me drejtim Juglindje (SE)  me shpejtësi  10 -20 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të  jetë i forcës 4-5  lartësi  vale 1,5 deri në 2,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore         13/24°C

Zonat e  ulëta          15/28°C

Zonat  bregdetare   18/28°C





Lajmet e fundit nga