web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Penalizimi i Maqedonisë i gabuar"/ Arta Dade kritikon politikën e jashtme të Ramës

28 Tetor 2019, 21:28, Politikë CNA

Ish Ministrja e Jashtme, Arta Dade, teksa komentonte situatën politike në Ballkan ka vlerësuar rritjen e vëmendjes së SHBA-së ndaj Ballkanit. Duke kritikuar  lëvizjet e fundit të Ramës, Dade është shprehur se: ?Dhe t?i nuk ke pse i jep një kartë Vuçiç  kur ShBA  ka bërë një hap të mbyllur këto problematika në Ballkan?.

?Është gjë shumë e mirë që SHBA ka dërguar një përfaqësues për çështjet e Ballkanit, Palmer, apo edhe Trump po ashtu me të dërguarin e vetë Richard Grenell.

Kjo sepse vitet e fundit është vënë re një  rënie të vëmendjes së SHBA në Ballkan, e cila u rrit sërish pas dërgimit të Grenell dhe Palmer.

Tani, problemi i vetëm është që ne duhet të luajmë vetë. Dhe t?i nuk ke pse i jep një kartë Vuçiç  kur ShBA  ka bërë një hap të mbyllur këto problematika në Ballkan?, është shprehur Dade.

Teksa komentonte vendimin për negociatat, Dade është shprehur se vendimi për ?jo? edhe ndaj maqedonisë është tepër i gabuar edhe në dëm të shqiptarëve, pasi gjysma e këtij territori është i përbërë nga shqiptar.

?Penalizimi i Maqedonisë ka qenë i gabuar. Ndoshta BE u mundua për të mos lënë vetëm Shqipërinë por ishte e gabuar?, ka thënë ndër të tjera Dade./CNA.al





Lajmet e fundit nga