"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Në Shqipëri, Partia Demokratike bëri të ditur sot pasdite, se Prokuroria kishte vërtetuar akuzat e saj ndaj kryebashkiakut socialist të Vorës Agim Kajmaku, sipas të cilave ai kishte qenë më parë i arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto.
?Zyra Qendrore e Kombëtare e INTERPOL Tiranës, me shkresën Nr. 10709/6, datë 24/09/2019; ka sqaruar se nga informacioni i marrë nga zyra homologe INTERPOL Athinë rezulton se nga krahasimi i gjurmëve të gishtërinjve të shtetasit Agim Kajmaku, me gjurmët e gishtërinjve që ndodhen në databazen e të dhënave kriminale në Greqi ka përputhshmëri të plotë me ato të shtetasit Jorgo Toto?, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.
Duke ju referuar sërish dokumentit që Partia Demokratike ka marrë zyrtarisht nga Prokuroria, zoti Bardhi tha se është provuar gjithashtu dhe nga verifikimet e vetë autoriteteve shqiptare se Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto janë i njejti person.
Kryebashkiaku socialist i Vorës, në mënyrë të përsëritur mohoi akuzat e Partisë Demokratike, dhe kur kjo e fundit tregoi pasaportën që ai kishte mbajtur me emrin Jorgo Toto, e që ishte e njejta me atë të personit që ishte prangosur nga autoritetet greke në Janar të vitit 2003, duke këmbëngulur se nuk është arrestuar ndonjëherë në Greqi e duke folur për një ?sulm politik? të Partisë Demokratike ndaj tij. ?Siguroj me bindje, në radhë të parë qytetarët e Vorës se i qëndroj pikë për pikë asaj që kam deklaruar edhe më herët lidhur për këtë sulm. Unë nuk jam marrë kurrë me trafiqe dhe krime?, shkruajti zoti Kajmaku në një nga postimet e tij në Facebook, në përgjigje të disa daljeve publike radhazi që Partia Demokratike bëri gjatë muajit gusht lidhur me rastin e tij.
Shtatorin e kaluar Gjykata e Janinës në Greqi e shpalli të pafajshëm Jorgo Toton (alias Agim Kajmaku) për akuzën e falsifikimit të parave, por kjo nuk e shpëton dot kryebashkiakun e Vorës, pasi ai nuk e ka deklaruar arrestimin e tij nga autoritetet greke.
Partia Socialiste, shmangu komentet për rastin e kryebashkiakut të Vorës. Ndërsa sot, zoti Bardhi deklaroi se ?shkarkimi i tij menjëhershëm nga detyra nuk është më çështje vullneti në dorën e kryeministrit Edi Rama?, porse ?ai ka detyrimin ligjor për ta bërë këtë?.
Ky është rasti i dytë i një kryebashkiaku socialist që vërtetohet se ka fshehur të kaluarën, pas atij të Shkodrës Valdrin Pjetri, ndërkohë që nën akuzë është dhe kryebahkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani./VOA
Anëtari i kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku ka reaguar për ng...
Ish drejtuesi i Departamentit për të Përndjekurit në PD, Tom...
Ka përfunduar mbledhja e e opozitës së bashkuar këtë mbrëmje...
Zyra e shtypit të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo...
“Per narkodeputetet e Edvin Mafise ligji eshte zero!”, kësht...
Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka reaguar pas kerkesës ...
Deputetja dhe njëherazi kryetarja e grupit parlamentar demok...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit p...
Avokati Altin Goxhaj tha gjatë një interviste në studion e l...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një dalje publike p...
“Baza e Kuçovës është një vlerë e shtuar për të gjithë rajon...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është zhvendosur...
Gjatë një konference për shtyp pas takimit me Presidentin e ...
Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se kryebashkiaku i V...
Tre punonjës policie janë proceduar penalisht në Kavajë pasi...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar edhe një...
Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i ftuar në Rep...
Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, i ftuar në studion ...
Shtatë nëntori i 2013-ës do të ishte seanca e fundit plenare...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...