"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Udhëtimet pindarike të Lulzim Bashës në politikën shqiptare kanë bërë shkollë më vete. Pasiguria dhe dyzimi hamletian i kryetarit të opozitës shqiptare po kthehet në një ndër ikonat melankolike dhe fatkeqe të krizës politike shqiptare. Vetë Basha po investohet me të gjitha fuqitë e tij që të mos i ikë precedentëve negativë, por t?i bëjë ata pjesë të qenies së tij politike, duke e hallakatur gjithnjë e më keq partinë e vet, nëpër monopatet më të humbura të një rruge pa krye.
Insistimi i tij 100 ditor brenda Çadrës së famshme, në pranverën e 2017, për të mos dalë i gjallë që aty pa e nxjerrë Edi Ramën nga zyra e kryeministrit, e më pas kthesa fluturake e 17 majit që hodhi poshtë rrotave të makinës shpresat për fitoren në zgjedhje të opozitës, paska qenë i destinuar të mos mbetet vetëm. Madje duket se po përsëritet me të njëjtin cinizëm dhe absurd, sepse vetë personazhi po na thotë se s?ka mësuar asgjë në këto vite.
Prej dy ditësh, Lulzim Basha del në disa media kryesore vizive, për të thënë në thelb se nuk ka pasur asnjë pengesë që ai dhe Rama të nisin dialogun, se ai është gati të takohet me Edi Ramën, se e ka mundur dhe mund ta mundë atë në çdo rast. Po thotë fiks të kundërtën e atyre që ka predikuar sa herë që ka pasur një mikrofon në dorë, me një qetësi për t?u pasur zili. Të gënjen duke të parë sy, pa i lëvizur asnjë muskul, thoshte dikur një politikan i lartë që sot ka bërë aleancë me të!
Në këtë mënyrë, Lulzim Basha po i ul dhunshëm pritshmëritë e shpresat, jo vetëm të atyre që ka rreth e rrotull në parti, jo vetëm të masës shumëmijëshe të njerëzve që mobilizoi në emër të mos-negocimit me Edi Ramën, por po konsolidon klishenë e politikanit që nuk e ka asfare për problem të kapërdijë atë që ka premtuar dhe të hedhë poshtë e shkelë me këmbë pa asnjë lloj ndjesie apo vrasje ndërgjegje, në rastin më të parë ?avatarin? e vet, deklaratat e veta, projektet për të cilat ka investuar gjithë çka pasur në xhep në një moment të caktuar. Lojtar i fortë i blofit, por jo për këtë arsye, edhe fitimtar i shquar i improvizimit.
E martë, 21 maj 2019. Kreu i opozitës Lulzim Basha flet para përkrahësve të tij në Berat. Është një ndër udhëtimet e shumta që ai, Kryemadhi, Mediu e krerët e tjerë të opozitës ndërmerrnin në qytetet e fshatrat e Shqipërisë, për të mobilizuar pjesëmarrës për protestat në Tiranë. Thotë Basha: ?Nuk ka kompromis me të keqen. Nuk ka Pazar me Edi Ramën?Largimi i tij është i panegociueshëm për t?i hapur rrugë vullnetit popullor dhe garës së ndershme, zgjedhjeve të lira?. Si ky citim gjen me dhjetëra në internet, duke nisur nga marsi e prilli, kur Rama e ftonte ?A do flasim?, e Basha përgjigjej me piskamë ?Te sheshi??! Në 6 mars për shembull, Basha i deklaronte zv.ambasadores amerikane Mozes se ?Dialogu midis meje dhe zotit Rama provoi të ishte i dëmshëm për interesat e Shqipërisë në mënyrën si i keqpërdor nga një njeri që hiqet sikur është kryetar i PS-së, por që është reduktuar në një bashkëpunëtor të krimit të organizuar dhe të oligarkëve grabitqarë që dëmtojnë interesat e shqiptarëve, të socialistëve, të demokracisë??.
Këtë refren bosh, që nuk e besonte as vetë, ai e ka përsëritur qindra herë në tetë muajt e fundit. Aq sa atyre mijëra protestuesve që u premtonte rënien e qeverisë çdo fundjavë, sot u vjen të pickohen se cilin kanë ndjekur nga pas, se nga kush nga marrë zemër e frymëzim për goditur me gurë e heshta kryeministrinë, se nga e kanë marrë forcën dhe kurajën për të hedhur mbi forcat e rendit molotovë e gjithfarë rrangullash që gjenin aty pranë.
Duke marrë një kthesë spektakolare si kjo e këtyre orëve, Lulzim Basha zhbën de facto çdo premisë për një bosht dinjiteti dhe serioziteti të zyrës që drejton nga vitit 2014. Ky fund surreal i stinës së dytë të protestave të dhunshme në harkun e dy viteve, është trashëgimia pa lavdi që Lulzim Basha i lë qysh sot opozitës shqiptare. Cilado qoftë trajektorja që do ndjekë këtej e tutje fati i saj. Një trajektore, e cila, me këtë timonier, po provohet se nuk do të jetë shumë larg asaj fantazmës së 17 majit. Asaj fantazme që Lulzim Basha u përbetua dhjetëra herë publikisht se nuk do t?i kthehej, e që tani po na sheh në sy duke na thënë se s?ka ekzistuar kurrë. Lulzim Basha habitet sot me habinë tonë, teksa kujtojmë ato që na tha, e shohim këto që po bën. Ndoshta, në universin paralel ku ndodhet, ka ai të drejtë, e jo ne, që duam të na drejtojnë udhëheqës që flasin hapur e mbajnë fjalën. Ndoshta në botën e sotme ky është standardi. Ndoshta-ndoshta është pikërisht kështu, por ka gjithnjë një banak në fund të korridorit, ku paguhen faturat e asaj që ke konsumuar gjatë darkës. Kësaj si i bëhet?!
“Dy janë rrugët e aksionit të opozitës. Ose rruga e forcës o...
Nga studioja e emisionit “Opinion”, në Tv “News 24”, ku isht...
Propaganda e rilindjes, e cila një vit më parë u rek të na m...
Nuk di si tua përshkruaj ato çaste o miq. Një festim i papar...
Ka shpërthyer një vlug i madh reaksioni pas bllokimit të neg...
Të gjithë e pranuan pluralizmin. Të gjithë kanë ndërruar men...
Ja pyetjet që ngrenë sot shqiptarët: Pse ka rrënë vullneti i...
Nuk duhet ta bastardojmë kurrësesi refuzimin e BE për hapjen...
“Zonja Kancelare Merkel, ju lutem hapni sa më parë negociata...
Rrjetet sociale e masakruan barbarisht një deputete të parla...
Nga Valbona Mezini* Është krejt evidente tashmë se partitë p...
Më shumë se mosçelja e negociatave duhet të na shqetësojë Ma...
Dështimi i Shqipërisë për të hapur negociatat me BE mund të ...
Nga Ilir YzeiriRefuzimi i zotit Makron që Shqipëria dhe Maqe...
Ajo ishte, në fakt, fuqia retrograde që i dha në vitin 1912 ...
I dashur Manu. Ja çfarë mund t’u thuash francezeve të tu për...
Po kaloja sot tek rruga mes Bashkisë dhe Ministrisë së Trans...
Kush i ka ndjekur me vëmendje tezat dhe fjalorin e opozitës ...
Në dhjetor të vitit 1990 mbusha 6 vjeçe e teksa po festoja d...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur mbi çështjen e hapj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...