Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Propaganda e rilindjes, e cila një vit më parë u rek të na mbushte mendjen se negociatat ishin hapur, tani po stërmundohet, sërish, të gjejë alibitë se pse dështuam në to. Në qendër të saj është vënë ?armiku Makron?, presidenti francez që na paskësh përdorur si mish për top për interesat e tij.
Që prej të premtes së shkuar, kur Edi Ramës i?u ndez për të tretën herë me radhë semafori i kuq, një luzmë terrorristësh të fjalës, po merren edhe me moshën e gruas së presidentit francez, po evokojnë ?urrejtjen historike? të Parisit ndaj nesh, po e shesin Shqiprinë si viktimë kolaterale të një politike me qëllime krejt të tjera.
Me synimin e thjeshtë që të shmangin çdo përgjegjësi nga banda kleptokratike që sundon në Tiranë, ata po fabrikojnë një sërë mashtrimesh që duhen çmontuar një e nga një.
GENJESHTRA E PARE: Vetëm Makroni na tha ?Jo?
Ky pohom nuk është i vërtetë. Në konferencën e tij për shtyp, presidenti francez përmendi gati gjysmën e vendeve anëtare që nuk mendonin për ne njësoj si për Maqedoninë. Ai pranoi se për fqinjët tanë qenë pro një shumicë dërrmuese shtetesh, gjë që nuk ndodhi për Shqipërinë. Së paku Holanda, Danimarka, Spanja i kishin bërë të ditura me kohë rezervat e tyre. Pra do të mjaftonte dhe vetoja e njërit prej këtyre shteteve që ne të mbeteshim jashtë. Por ky është një fakt që lihet si padashje në harresë, për të mos parë në sy të vërtetën, se dështimet tona të brendëshme na diferencuan edhe nga Maqedonia. Prandaj na duhet ?armiku? i ri Makron.
GENJESHTRA E DYTE: Makron na përdori për politikë të brendëshme
Nuk ka akuzë më qesharake sesa kjo. Po ti hedhësh një sy gazetave kryesore franceze, (Le Monde, Liberation, Le Figaro) që prej të premtes, pothuajse nuk gjen asnjë rresht për ?djegjen? e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Aty flitet për Brexitin, armëpushimin Trump- Erdogan, por aspak për zgjerimin drejt Ballkanit perendimor. Atëhere ç?vlerë ka të instrumentalizohet një temë për të cilën askush nuk bën debat? Ç?dobi sjell të gënjesh për diçka që nuk i intereson askujt?
Propagandistët e rilindjes pretendojsë se Makron na përdori ne si mish për top për të luftuar Frontin Kombëtar të Marine Le Pen, por kush e njeh sadopak politikën franceze e kupton se sa absurde është kjo. Votuesit kokëgdhë të ekstremit të djathtë, madje dhe ata që mëtojnë të bëhen të tillë, as e kanë idenë se ç? do të thotë hapje negociatash ose jo. Ata as i kanë shqetësim, para miliona afrikano veriorëve që janë instaluar tashmë në Francë, as shqiptarët dhe as maqedonët. Prandaj, askush nuk është aq idiot sa ta përdorë këtë problem si alibi në politikën e brendëshme të Francës. Këtë gënjeshtër e thonë vetëm ata që duan të largojnë vëmendjen nga mëkatet e Ramës.
GENJESHTRA E TRETE: Makron na përdori ne për inat të BE
Në fakt, ka një doktrinë të presidencës franceze që do të krijojë Europën e dy shpejtësive. E iniciuar që pas krizës me refugjatët që provokoi ish ministri i brendëshëm italian Salvini, gjatë së cilës vendet e Europës së re (Hungaria e Polonia) nuk u treguan solidarë me anëtarët themelues, ajo e detyroi Francën të eksplorojë një mënyrë të re të funksionimit të BE. Makron e ka thënë hapur këtë dhe në kuadër të kësaj, ai, ka qenë goxha pengues edhe për vijimin me metodat e tanishme të procesit të zgjerimit.
Teza e Parisit është: fillimisht të ndryshojmë rregullat, më pas të vijojmë procesin. Por paralelisht me të, Franca ka theksuar edhe difektet e vendeve si yni për të bërë përpara. Jo vetëm azilantët, por edhe problemet me mafian, krimin, korrupsionin janë theksuar me forcë. Prandaj ta paraqesësh ?JO? Franceze thjesht si një dëm kolateral të politikave Europiane është të thuash një gjysëm të vërtetë për të fshehur gjysmën tjetër, problemet tona të brendëshme.
GENJESHTRA E KATERT: Azilantët, një alibi
Eshtë e vërtetë që edhe presidenti Makron dhe kryeministri i tij Filip, e kanë përmendur disa herë çështjen e pesë mijë azilkërkuesve shqiptarë të këtij viti. Dhe në pamje të parë ky mund të jetë një ekzagjerim, në një vend ku më radikalët mendojnë se milionat e emigtantëve po zhbëjnë identitetin francez. Por përpara se të merremi me këtë teprim, ne duhet ti ngrejmë një pyetje vetes? A bënim dot më shumë për këtë? A e kënaqnim dot këtë ?kapriço?, franceze, që qeveria e këtij vendi na e kërkon që prej 2016?
Të gjithë ministrat e brendëshëm francezë, që në kohën e Bernard Kaznëvit që erdhi të takohej enkas në Tiranë me Saimir Tahirin, ia kanë kërkuar homologëve të tyre shqiptarë këtë. Pra kjo hisrori ka nisur që në kohën kur Makroni ishte nje këshilltar i thjeshtë i presidentit Hollande dhe as që nuk e dinte se do ta përdorte këtë alibi. Ndaj në vend që të merremi me të, në më parë duhet të shqetësohemi: pse kjo hemoragji nuk nisi pasi u liberalizuan vizat, por vetëm pas viteve të para të pushtetit të Ramës?
Të përpiqesh ti shmangesh kësaj përgjigjeje duke akuzuar qarqet albanofobike, është të duash që të mbrosh ata që shkaktuan këtë fenomen.
Pra nuk është e vështirë të kuptohet se urrejtja e beftë kundër Makronit është një formë e kamufluar e atyre që, në këtë rast, nuk e shprehin dot hapur dashurinë për Ramën. Dhe për tu bindur për këtë nuk ka nevojë të lodhemi. Boll të shohom se janë po të njëjtët që na thanë një vit më parë se negociatat u hapën, po ata që tani anatemojnë presidentin francez se i pengoi ato./LAPSI
Nuk di si tua përshkruaj ato çaste o miq. Një festim i papar...
Ka shpërthyer një vlug i madh reaksioni pas bllokimit të neg...
Të gjithë e pranuan pluralizmin. Të gjithë kanë ndërruar men...
Ja pyetjet që ngrenë sot shqiptarët: Pse ka rrënë vullneti i...
Nuk duhet ta bastardojmë kurrësesi refuzimin e BE për hapjen...
“Zonja Kancelare Merkel, ju lutem hapni sa më parë negociata...
Rrjetet sociale e masakruan barbarisht një deputete të parla...
Nga Valbona Mezini* Është krejt evidente tashmë se partitë p...
Më shumë se mosçelja e negociatave duhet të na shqetësojë Ma...
Dështimi i Shqipërisë për të hapur negociatat me BE mund të ...
Nga Ilir YzeiriRefuzimi i zotit Makron që Shqipëria dhe Maqe...
Ajo ishte, në fakt, fuqia retrograde që i dha në vitin 1912 ...
I dashur Manu. Ja çfarë mund t’u thuash francezeve të tu për...
Po kaloja sot tek rruga mes Bashkisë dhe Ministrisë së Trans...
Kush i ka ndjekur me vëmendje tezat dhe fjalorin e opozitës ...
Në dhjetor të vitit 1990 mbusha 6 vjeçe e teksa po festoja d...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur mbi çështjen e hapj...
Nga Dorjana BezatKëtë mëngjes hyra në rrjetet sociale dhe ng...
Mes shumë personave që kanë reaguar pasi Akademia Suedexe nd...
Ne vitin 2017 kur Shqiperia nisi t’u hape rruge investimeve ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...